LAJMI I FUNDIT:

Birra Peja lideri i birrës në vend, vjen me video fantastike (Video)

Birra Peja lideri i birrës në vend, vjen me video fantastike (Video)

Birra Peja e cila ka përafërsisht 80% të tregut të Kosovës edhe njëherë dëshmoi se është lidere e tregut në vendin tonë.

Para pak javësh përfundoi një ndër eventet më të mëdha në vend, Beerfest Kosova 2017, ku pjesë e madhe e këtij eventi padyshim që ishte Birra Peja. Me shije të veçantë, një variacion të birrave dhe cilësinë më të lartë Birra Peja ka arritur të jetë zgjedhja e shumicës së pjesëmarrësve gjatë këtij eventi.

Me anë të një video Birra Peja ka arritur të bëjë një përmbledhje madhështore të eventit dhe të gjithë atyre që kanë zgjedhur këtë birrë si të preferuarën e tyre. Një video mjaft kreative që shpërndanë emocione, momente të paharruara, muzikë të mirë, shoqëri dhe birrën më të mirë në vend.

Me standardet më te larta, e gatshme për t’i bërë konkurrencë edhe gjigantëve botërorë Birra Peja ka shpërndarë një mesazh shumë të fortë për adhuruesit e saj :Pa ju jemi asgjë, me ju jemi gjithçka!

Për më shumë shikoni VIDEON. /Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar