LAJMI I FUNDIT:

Birra Corona ndalon prodhimin

Birra Corona ndalon prodhimin

Prodhimi i birrës Corona është duke u ndaluar përkohësisht në Meksikë për shkak të pandemisë coronavirus.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Grupo Modelo, kompania që e prodhon birrën, e postoi njoftimin në Twitter, duke thënë se po ndalon prodhimin dhe tregtimin e birrës së saj sepse qeveria meksikane ka mbyllur bizneset jo thelbësore.


Ndërmarrja në pronësi të Anheuser-Busch Inbev bën edhe birra Modelo dhe Pacifico.

Këtë javë, qeveria meksikane njoftoi pezullimin e aktiviteteve jo thelbësore në sektorin publik dhe privat deri në 30 prill, në një përpjekje për të frenuar përhapjen e virusit.

Vendi ka më shumë se 1.500 raste dhe 50 vdekje, sipas Johns Hopkins. Grupo Modelo është gati të miratojë një plan për të “garantuar furnizimin e birrës” nëse qeveria meksikane vendos të përfshijë prodhuesit e birrave si “thelbësore”, sipas një deklarate.

Pasojat e coronavirusit - birra Corona pëson humbje prej 132 milionë funte
Lexo po ashtu Pasojat e coronavirusit - birra Corona pëson humbje prej 132 milionë funte

Sipas kompanisë, emri i rastësishëm i Corona me virusin nuk ka ndikuar në shitjen e saj.

Constellation tha se shitjet e markave të saj të birrës u rritën 8.9% për tre muajt e parë të këtij viti, me Modelo dhe Corona që ishin shitësit më të mirë të saj.

Shitjet u përshpejtuan në tre javët e para të marsit, tha kompania, me birrat e saj në rritje 24% krahasuar me një vit më parë. /Telegrafi/