A jeni në kërkim të vitaminës më të rëndësishme për bukurinë e flokëve, lëkurës dhe thonjve tuaj? Nëse po, atëherë duhet ta provoni biotinën. Mund ta gjeni në shumicën e produkteve për bukuri ose si supplement për flokë dhe thonj të fortë dhe lëkurë të shëndetshme. Edhe pse kjo mund të tingëllojë si përfitim i tepërt nga një vitaminë e vetme, përfitimet potenciale nga biotina nuk ndalen këtu.

Gjithashtu i njohur si vitamin B-7, ose vitamin H (nga fjala gjermane Haar and Haut, që përkthehet si “flokë dhe lëkurë”), ky nutricient është i njohur për përfitimet që sjell për pamjen e jashtme, por më shumë përfitime nga biotina vijnë për brendësinë e organizmit. Pra çka është biotina dhe çka bën biotina?

Çka është biotina dhe çka bën biotina?

Biotina është vitamin e tretshme në ujë dhe anëtare e familjes B-kompleks të vitaminave. Është nutricient esencial i përfshirë në metabolizmin e energjisë. Më saktësisht, biotina është bashkë-faktor në pesë enzime të ndryshme që e kryejnë metabolizmin e yndyrnave, proteinave dhe karbohidrateve. Biotina funksionon me organizmin tuaj për të prodhuar energji duke ndihmuar në tretjen e proteinave dhe acideve yndyrore në dietën tuaj. Gjithashtu ka rol në sinjalizmin qelizor dhe regullimin gjenetik. Përderisa bën pjesë në këto funksione jetike është shumë e rëndësishme që ju të merrni biotinë të mjaftueshme çdo ditë.

Për çka përdoret biotina?

Biotina njihet për tiparet ushqyese për flokët, lëkurën dhe thonjtë. I bën flokët më pak të brishta, thonjtë më të fortë dhe lëkurën më të shëndetshme. Por si e bën këtë? Hulumtuesit besojnë se e bën këtë duke përmirësuar strukturën e keratinës në organizëm. Keratina formon strukturën e qelizave epiteliale që përbëjnë sipërfaqen e organizmit.  Gjithashtu kjo është edhe proteina bazë që përbën flokët, lëkurën dhe thonjtë dhe është përgjegjëse për t’ju dhënë atyre qëndrueshmëri dhe aftësi ripërtëritëse.

Kështu që nëse flokët tuaja janë të brishta ose flokët tuaja dëmtohen lehtë atëherë duhet ta furnizoni organizmin tuaj me atë që ka nevojë për ta përmirësuar strukturën e keratinës. Kur strukturat e keratinës në organizëm marrin mbështetjen e duhur patjetër që edhe tiparet e jashtme që varen nga keratina do të përfitojnë.

Përderisa biotina kryesisht merret për të mbështetur shëndetin e flokëve, lëkurës dhe thonjve, gjithashtu ndihmon shëndetin, të jeni energjetik dhe ndihmon funksionin kognitiv koncentrim kujtesë, sikurse ndihmon edhe funksionimin e nervave dhe muskujve.

Biotinë 10,000 mcg High Potency, produkt i ri nga Swanson Health.

Porosit në vitamer-ks.com/product/biotin-10-000-mcg

 

Biotina për flokët

Rezultatet e hulumtimeve tregojnë se biotina mund të ndihmojë jashtëzakonisht shumë fortësinë dhe rritjen e flokëve. Në disa studime, pjesëmarrësve që janë ankuar për flokë të dobëta, të cilëve u janë dhënë suplemente të biotinës pas 90 deri 180 ditëve u është përmirësuar dukshëm trashësia dhe rritja e flokëve.

Biotina për lëkurën

Rroli i biotinës në shëndetin e lëkurës nuk është kuptuar plotësisht akoma por hulumtuesit komfirmojnë se nëse keni nivele të ulëta të biotinës mund të ndikojë në shëndetin e lëkurës tuaj.   Ata gjithashtu mendojnë se përveç rolit në prodhimin e keratinës, biotina mund të ndihmojë në promovimin e shëndetit të lëkurës për shkak të rolit të saj në metabolizmin e yndyrave. Qelizat e lëkurës kanë nevojë për qasje në acidet yndyrore për ti mbajtur ato fleksibile dhe për të prodhuar barrierën natyrale vajore që ndihmon në mbajtjen e lëkurës të hidratuar dhe të shëndetshme.

Biotina për thonjtë

Disa studime shkencore kanë treguar rezultate pozitive se konsumimi i biotinës ndikon në fortësinë e thonjve. Një studim tregon se biotina mund të rrisë trashësinë e thonjve për 25% te individët që kanë thonj të dobët. Në atë studim tek 63% e pjesëmarrësve që kanë marrë biotinë janë shfaqur përmirësime të fortësisë së thonjve pas 6 muajsh. Studimet tjera kanë treguar rezultate të ngjashme nga marrja e biotinës edhe te pjesëmarrësit me nivele të shëndetshme të biotinës në fillim të studimit.

Biotina për energji

Biotina luan rol të rëndësishëm në prodhimin e energjisë dhe në metabolizmin e makronutricientëve. Disa enzime metabolike kanë nevojë për biotinë për funksionim normal dhe  për konvertimin e ushqimit që e hamë në energji të cilën organizmi mund ta përdorë dhe për të inicuar procesimin e makronutricientëve. Biotina luan rol në prodhimin e glukozës nga burimet jo-karbohidrate, sinteza e acideve yndyrore dhe ndarja e amino acideve, të gjitha këto të ndërlidhura me prodhimin e energjisë.

Biotina për shëndetin kognitiv

Njëri nga proceset mbështetëse për energjinë që ka nevojë për biotinë gjithashtu ndihmon edhe në furnizimin me energji të trurit. Glukoza është një nga nevojat kryesore të trurit për performancë të mire kognitive. Truri juaj gjithashtu ka nevojë për shumë vitamina tjera të kompleksit B për oksidimin e glukozës, kështu që nëse performanca kognitive është qëllimi juaj atëherë duhet të siguroheni që ti merrni nevojat ditore të plota me gamën e vitaminave B, përfshirë biotinën.

Biotina dhe humbja në peshë

A mundet i njëjti supplement që e ndihmon shëndetin e flokëve, lëkurës dhe thonjve tuaj gjithashtu t’ju ndihmojë edhe të humbni peshë. Biotina gjithashtu luan rol kyç në metabolizmin e proteinave, yndyrave dhe karbohidrateve dhe vetëm ideja e dobisë së proteinës në humbjen e peshës mund të tingëllojë si shumë e mirë për të qenë e vërtetë. Nuk ka ndonjë dëshmi se biotina mund të ndihmojë në humbjen e peshës, megjithatë njerëzit që kanë humbur peshë shpejt ndonjëherë kanë pasur nivele të ulëta të biotinës në organizëm pas humbjes së peshës.

Biotina për meshkuj

Biotina përdoret nga shumë meshkuj për të ndihmuar në shëndetin dhe rritje e flokëve, përfshirë edhe marrjen e biotinës për rritjen e mjekrrës dhe mustaqeve. Gjithashtu mund ti ndihmojë meshkujt për të pasur thonj të fortë dhe lëkurë të shëndetshme. Biotina nuk është vetëm për femra-është e shëndetshme për të gjithë.

A mund të merrni sasi të tepërta të biotinës

Duket se biotina është e sigurtë dhe tolerohet lehtë nga shumica e njerëzve edhe në sasi të larta. Nën përkujdesin e mjekut janë marrë doza edhe deri në 20 mg në ditë. Por mos merrni doza të mëdha të biotinës përveç nëse nuk janë të rekomanduara nga mjeku. Biotina gjithashtu konsiderohet e sigurtë kur aplikohet në lëkurë përmes formulave kozmetike që përmbajnë 0.0001% deri 0.6% biotinë.

Gjithmonë përmbajuni dozave të rekomanduara të cekura në ambalazhë të produktit dhe këshillohuni me mjekun para se të filloni të merrni çfarëdo suplementi. Biotina mund ta zvogëlojë efektin e disa ilaçeve dhe gjithashtu disa ilaçe mund të zvogëlojnë nivelet e biotinës në organizëm.