LAJMI I FUNDIT:

Binturong, i pazakontë – nuk është as ari, as mace

Binturong, i pazakontë – nuk është as ari, as mace

Binturong është një specie e familjes Viverridae dhe është i vetmi anëtar i gjinisë së saj

Binturong nuk është as ari, as mace, dhe kuptimi i vërtetë i emrit origjinal ka humbur. Gjuha lokale nga e cila e ka origjinën emri “binturong” ka vdekur që atëherë.


Dukja fizike nuk është ana e tij më e fortë. Nuk është një bukurosh, është një kafshë mjaft e pazakontë.

Ka një erë interesante, të paktën për ata që pëlqejnë erën e kokoshkave të lyera me gjalpë.

Mund ta gjeni në pyjet e shirave të Azisë Juglindore. Zakonisht varet në pemë ose kërkon insekte, zogj dhe fruta për të ngrënë, transmeton Telegrafi.

E përdor shumë bishtin që e ka të gjatë pothuajse sa gjithë trupin. Bishti i është si një gjymtyrë e pestë derisa lëviz nëpër degë. Me bisht madje mund të kapet për pemë, nëse dëshiron.

Ndërsa lëvizin, lëshojnë atë erën e kokoshkave dhe kështu tërheqin femrat. Është interesante se ata ndryshojnë tingullin e zërit në varësi të disponimit.

Nuk është as tamam një kafshë e vogël. Trupi i tij është nga 60 deri në 90 cm, dhe mund të peshojë nga 9 deri në 20 kilogramë (dhe më shumë).

Duket gri për shkak të qimeve të bardha në kokë, dhe përndryshe leshi i tyre është kryesisht i zi. Këto shërbejnë për ta bërë atë të duket më i madh për kafshët e tjera. Femrat janë zakonisht më të mëdha se meshkujt.

Për shkak se është i madh dhe mund të mbrohet në mënyrë agresive, binturong ndonjëherë krahasohet me një ari, por është shumë më i vogël, jo më i madh se një qen.

Ata mund të jetojnë për më shumë se 20 vjet.

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Kalo në kategori