LAJMI I FUNDIT:

Binjakëzimi i Prishtinës me Kaohsiung të Taiwanit, Rama e quan ditë historike për kryeqytetin

Binjakëzimi i Prishtinës me Kaohsiung të Taiwanit, Rama e quan ditë historike për kryeqytetin

Prishtina dhe Qyteti Kaohsiung i Taiwanit, kanë nisur një kapitull të ri në marrëdhëniet ndërkombëtare duke u binjakëzuar zyrtarisht.

Binjakëzimi mes dy qyteteve u shënua me nënshkrimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit mes kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama dhe kryetarit të qytetit, Kaohsiung, Chen Chi – mai, për bashkëpunim ekonomik dhe industrial.


Këto marrëveshje sinjalizojnë fillimin e projekteve të përbashkëta dhe shkëmbimit të njohurive dhe teknologjive.

Ndërkaq, lidhur me këtë ka shkruar kryetari i Prishtinës.

“Ditë historike për Prishtinën! Sot nënshkruam marrëveshjen e binjakëzimit me kryetarin e qytetit Kaohsiung, Taiwan, Chen Chi – mai duke hapur rrugën për bashkëpunim dhe rritje ekonomike…”, shkruan Rama.

Në postimin e tij në Facebook më tej thotë se “Nisën menjëherë bashkëpunimet ndërmjet kompanive tona, me ICK që lidh marrëveshje me III dhe Megabay. Po diskutojmë mundësinë për hapësira fizike në Kaohsiung për bizneset tona, duke i afruar ato me tregun e madh Taiwanez. Kjo është vetëm fillimi i një udhëtimi të mrekullueshëm të bashkëpunimit dhe inovacionit…Projekte të mëdha na presin!”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori