LAJMI I FUNDIT:

Binjakët – Horoskopi vjetor për 2023

Binjakët – Horoskopi vjetor për 2023

Parashikimi për dashurinë, punën dhe shëndetin


Horoskopi vjetor për vitin 2023 për Binjakët zbulon se kjo shenjë ka një vit aktiv dhe dinamik përpara.

Në fillim të vitit Marsi retrograd do të jetë me Binjakët, andaj në ditët e para nuk u sugjerohet assesi të rrezikojnë në shëndet dhe financa.

Në përgjithësi, ky vit për Binjakët premton që do të jetë relativisht i qetë dhe produktiv – veçanërisht për ata të cilët dinë çfarë duan nga kjo jetë. Nëse merrni përgjegjësinë për veten dhe për rrugën tuaj, çdo gjë mund të shkojë sipas planit, transmeton Telegrafi.

Puna

Ju jeni një ndër shenjat të cilave pjesa e dytë e vitit 2022 ka qenë shumë e rëndë për shkak se hyrja e Marsit në shenjën tuaj gjendet në lëvizje retrograde. Kohë pas kohe jeni të zemëruar, konfuzë, ndërsa mendimet i ndërroni shumë shpejt. Vendimet i merrni në bazë të informacioneve gjysmë të sakta dhe kjo mund të jetë tërësisht gabim në këtë moment.

Për fillim, ju prisni 12 janarin 2023 në mënyrë që Marsi të fillojë drejtpërdrejt dhe të sjellë një lëvizje në planet tuaja, sepse po mendoni që nuk po lëvizni as përpara, as prapa në biznes. Marsi ka ngadalësuar çdo gjë që ka mundur dhe duhet ta dini që nga mesi i janarit çdo gjë fillon me një ritëm të përshpejtuar përpara.

Merkuri retrograd pushon më 19 janar, kështu që duhet ta dini që në pjesën e dytë të janarit çdo gjë në mënyrë të qartë dhe do të dini çfarë vendimesh të merrni lidhur me biznesin.

Hyrja e Saturnit te Peshqit më 7 mars, dhe në tre vjetët e ardhshëm (deri më 14 shkurt 2026) nga ai moment parashikon ndryshim të madh profesional. Mbase do të vendosni të ndërroni profesion, por më së shumti vendin e punës. Në fillim do të keni përshtypjen që në punë më nuk mund të përballoni çfarëdo që është e vjetër, madje edhe bashkëpunëtorët, dhe pastaj ngadalë, por sigurt do të vazhdoni drejt ndryshimeve në karrierë më 25 mars.

Përfundimisht Marsi ndërron shenjën, andaj do të keni rastin të gjeni një punë më mirë të paguar. Është e mundur që do të bëni hapa çfarë nuk i keni ëndërruar, sepse Saturni nga ju kërkon sakrificë dhe, njëherësh edhe ndryshim, në mënyrë që të ndryshoni rrugën tuaj të karrierës.

Deri më 16 maj duhet të shfrytëzoni ndikimin e Jupiterit nga Dashi, sepse do t’ju ndihmojnë miqtë që t’i realizoni pritjet tuaja.

Viti 2023 po ashtu është i rëndësishëm, sepse mund të krijojë një ndryshim në partneritetin afarist të cilin e keni pasur në disa vite të fundit. Ndryshimi afarist drejt të cilit po lëvizni në fillim mund t’ju duket i vështirë, por ky është një ndër leksionet kryesore të Saturnit të cilin patjetër duhet ta zotëroni.

Meqenëse Merkuri në viti 2023 do të jetë retrograd edhe në muajin gusht, në shtator por edhe në dhjetor para fundit të vitit, do të keni dilema të llojllojshme, gjë që do të jenë të pazakonshme.

Shëndeti

Shumë i ndjeshëm. Për shkak të punës nuk duhet të injoroni shëndetin tuaj. Kërkoni këshilla rregullisht nga mjeku juaj.

Shëndeti juaj do të varet tërësisht nga mënyra e jetesës, në mars dhe prill ia vlen t’i kushtoni vëmendje të veçantë sistemit të tretjes dhe në vjeshtë të mbështesni seriozisht sistemin tuaj imunitar.

Për shkak të Marsit retrograd në shenjën tuaj duhet të keni kujdes nga të gjitha llojet e lëndimeve.

Kur Saturni të hyjë te Peshqit, më 7 mars, do të jeni shumë të stresuar për shkak të punës dhe nuk duhet të lini pas dore shëndetin tuaj.

Dashuria

Jupiteri te Dashi nga 20 dhjetori ju sjell ngjarje të bujshme në planin emocional. Problemi është se Merkuri është retrograd deri më 19 janar, kështu që nuk do të jeni të sigurt për ndjenjat tuaja dhe shpesh do të kujtoni të shkuarën. Nuk duhet t’i ktheheni së kaluarës, por fokusohuni në të tashmen.

Jupiteri te Dashi sjell lindje dashurie dhe miqësie. Po ashtu, dikë që me vite të tëra e keni konsideruar mik mund t’ju bëhet partner. Njëherësh kjo është edhe nevojë që, para së gjithash, partner t’ju bëhet miku më i mirë. Mos e lini t’ju rrëshqasë nëpër gishta! Mos kini turp dhe mos mendoni shumë që të mos humbisni mundësinë e jetës. Fati mund të mos ju vijë shumë shpesh, por Binjakët duhet të përfitojnë prej tij.

Do ta shijoni plotësisht dashurinë me kalimin e muajve dhe do t’i kushtoni vëmendje të veçantë. Marrëdhëniet e reja janë nën shenjën e sentimentalitetit dhe sensualitetit.

Raportet të cilat do t’i keni pas 16 majit do të kenë një ndikim të fuqishëm psikologjik në vendimet tuaja. Në çdo rast, asgjë nuk duket ideale tani për tani, por situata do të ndryshojë, të paktën në kuptimin që mund të kuptoni më qartë mesazhet që partneri juaj ju dërgon muajt e fundit. Ka mundësi që të zbuloni se shumë gjëra i keni interpretuar gabimisht.

Kini parasysh që kombinimi i Marsit dhe Merkurit retrogradë në shenjën tuaj deri në fund të janarit nënkupton që të tjerët e kanë të vështirë t’i kuptojnë qëllimet tuaja.

Nëse jeni i martuar, Saturni te Peshqit do ta testojë marrëdhënien tuaj, para së gjithash, sepse ndryshimi kryesor do të ketë të bëjë me punën, ndërsa partneri do të ketë më pak mirëkuptim për të.

Kujdesuni të mos e ngarkoni partnerin me problemet tuaja, sepse komunikimi i gabuar në afat të gjatë mund t’i rrezikojë marrëdhëniet të cilat për ju janë të rëndësishme. /Telegrafi/