LAJMI I FUNDIT:

BimBimma: “Po e Zi” – e vërteta që fshihet pas librit tim, me tekstet e mia të këtyre 20 viteve

BimBimma: “Po e Zi” – e vërteta që fshihet pas librit tim, me tekstet e mia të këtyre 20 viteve
Foo: BimBimma/Instagram
-->

Veprimtaria e tij artistike tashmë është shkrirë edhe në formën letrare. Reperi i gjeneratës së vjetër, BimBimma, vazhdon t’i qëndrojë besnik zhanrit të tij, dhe siç thotë ai lapsit dhe fletores nga ku për të nis gjithçka…

“Po e Zi” mban tiulinn libri më i ri me poezi nga reperi, i cili tashmë ka dalë në shitje gjithandej dhe është promovuar edhe në panairet e librit. Në një rrëfim ekskluziv për Telegrafin, BimBimma flet rreth këtij projekti shumë të veçantë i cili tashmë ngrit në një nivel tjetër në karrierën e tij. Ndër të tjerash, ai tregon edhe për vështirësit me të cilat përballen autorët e librave si dhe gjendje aktuale të muzikës “rap” në vend.

Bim, keni publikuar së fundmi librin tuaj më të ri me poezi, “Po e zi”. Si erdhi ideja për botimin e këtij libri?

Si pikë e parë, kurrë s’e kam nisë me e shkrua si një libër (duke thënë: po ulem ta shkruaj një libër) shkru liber), po prej vet faktit që këm shumë tekste të shkruara që cilësohen si poezi, të paktën jo poezi klasike po poezi modern, kam menduar t’I përmbledh në një vëllim. Ta kem një libër që mundet me u shfrytëzu sidomos prej gjeneratave të reja, me e përdor si një fjalor, si filozofi, si pasqyrë e asaj se çfarë k ndodhur gjatë këtyre 20 viteve.

“Po e Zi” – libri më i ri nga BimBimma (Foto: BimBimma/Instagram)

Pse “Po e Zi”?

Pasi e cilësoj veten si kimist të fjalës, që do të thotë është një lloj si biografi ose si pak fjalë rreth autorit, është poezia e parë që thirret kimisti, e kimisti në laboratorin e tij i zien produktet me elemente kimike, për ata edhe ia kam lënë emrin librit “Po e zi”, në cilësi të një personi i cili zien.

Ndryshe nga reperët dhe tekstshkruesit tjerë ju vazhdoni të shkruani me dorë dhe i qëndroni fanatik librit. Si keni arritur ta mbani këtë qëndrim?

Nuk është vështirë me e mbajt qëndrimin ndaj fletores dhe lapsit si mjet krijues, sepse ne jemi rrit me hip-hopin e viteve 90’, dhe ai ka qenë vendi i vetëm ku kemi mundur të shkruajmë, pra lapsi dhe letra të cilët mbeten kompasi im krijues në të cilin unë pikturoj me fjalë.

E keni promovuar edhe në panairin e librit në Pejë dhe Prishtinë. Si është pritur nga fansat?

Panairi i Librit në Pejë nuk ka pasur shumë interesim si event, komplet panairi ka pasur shumë pak interesim, gjithmonë në krahasim me Panairin e Librit në Prishtinë. Fansa ka pasur sepse kam marrë shumë mesazhe të tipit: “Kur vjen në Pejë?”, por meqë interesimi nuk ka qenë dhe aqi madh dhe nuk shkova për shkak edhe të obligimeve tjera, ndaj ju kërkoj falje fansave që më kanë pritur.

Duke botuar libër besoj keni pasur mundësinë që të njihemi nga afër me problemet që përballen autorët e botimit të librave. Për ata që s’e dinë, sa është e vështirë të arrish deri në finalizimin e një libri?

Me ardhë deri te botimi i një libri nuk është problem nëse ki mbështetje financiare ose nëse ki financa që ta mbulojnë koston e shtypit, po një prej vështirësive të cilën e kam marrë vesh me botimin e librit është që nëse ti e bën librin pjesë të një shtëpie botuese, atëherë shtëpia botuese ti kërkon të drejtat e librit, do të thotë ti si autor e merr një përqindje të caktuar, e cila është shumë më e vogël se gjysma e asaj që shitet si autor. Ndërsa vështirëse të tjera nuk ka, vështirësia më e madhe është puna dhe koha që ta merr libri për ta shkruar.

Nga të gjitha poezitë e librit, ke ndonjë më të preferuarën?

Po të preferuara o kam krejt, sepse prej më shumë se 1000 teksteve, I kam përzgjedh 36 tituj, kështu që ato normalisht që mbeten më të preferuarat e mija dhe që janë shkrirë ose thënë më mire cilësohen si poezi fillim-fund, por ndoshta do t’i veçoja: “Për ty”, “Numër njo”, “7 prill”, “Andrra”, “Liria” edhe “Jeta jem”.

Kur jemi te fitimet. A ia vlen sot në treg botimi i një libri nga ana financiare?

Unë duke pasur pikëpamje spirituealiste të jetës, për mua financat nuk janë aq të rëndësishme. Po në qoftë se nisë të botosh libër për të fituara para prej tij, atëherë duhet të jesh ndonjë Bukowski, ndonjë Paolo Cuelo, Franc Kafka etj, por sa i përket anës financiare edhe fitimeve financiare të librit, nuk është një fushë në të cilën autori tenton shembull të sigurojë financa, të jetojë por është t’i sigurojë financat që ta vazhdojë krijimtarinë e tij – e kjo nuk besoj që është diçka e vështirë, sepse nëse e ke veprën e mirë atëherë ajo edhe do të shitet dhe do të shpërndahet.

Foo: BimBimma/Instagram

Çfarë mendimi keni për gjendjen aktuale të muzikës “rap” në vend?

“Rap”-i në ditët e sotme nuk ekziston, ose është në zhdukje e sipër, sepse “rap”-i është shndërruar në “trap”, në “reggaeton”, “dance-hall”, në “afro-trap”, kështu që “rap”-i është muzikë që është duke u zhdukur, por ka arritur të bëjë ato të cilat është krijuar t’i bëjë, do të thotë t’i fusë në lëvizje njerëzit, për me i zgjidh problemet të cilat i kanë, me të cilat ballafaqohen në jetë e kështu me radhë…Prap gjendja aktuale e muzikës “rap” në vend është kopje e artistëve tjerë amerikanë dhe disa artistëve anglezë, sepse këtu “rap”-i ka pasur gjithnjë mungesë të origjinalitetit, të paktën ky është mendimi unë. Kisha pas dëshirë që të kishte çasje më origjinale për krejt krijuesit e muzikës “rap”.

Ndërkohë në muzikë, cilat janë projektet me të cilat po merresh?

Unë kam lansuar edhe albumin që i ka 20 këngë, shtatë prej të cilave vetëm i keni dëgjuar sepse janë edhe me klipe, dhe janë 13 këngë të reja, të panjohura për publikun, kështu që këto janë projektet me të cilat po merrem.

Albumi më i ri nga BimBimma (Foto: BimBimma/Instagram)

Bim, faleminderit shumë për intervistën. Për fund, një mesazh i yti drejtuar të gjithë lexuesve të Telegrafit?

Faleminderit juve për intervistën. Mesazhi im për lexuesit e Telegrafit, ndoshta nuk do të kishte me qenë diçka specifike. Megjithatë, mesazhi im për kirjuesit e muzikës është: “Dijeni që jeni në cilësi të edukatorit të tretë të të rinjve, sepse së pari janë prindërit, në rend të dytë vjen shkolla dhe ju jeni edukatorët e tetë, kështu që kujdes me dklarata, kujdes me krijime, sepse e keni fuqinëinfluenciale në jetën e të rinjve. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Konfirmojnë lidhjen e dashurisë - Erolld Belegu dhe Diola Dosti shfaqen më të lumtur se kurrë

Konfirmojnë lidhjen e dashurisë - Erolld Belegu dhe Diola Dosti shfaqen më të lumtur se kurrë

Magazina
Deklarimet e Vuçiqit për luftë, deputeti gjerman i reagon ashpër Borrellit e Lajçakut, po e akuzoni Kurtin pa arsye

Deklarimet e Vuçiqit për luftë, deputeti gjerman i reagon ashpër Borrellit e Lajçakut, po e akuzoni Kurtin pa arsye

Politikë
Aeroplani supersonik që ishte më i shpejtë se Concorde

Aeroplani supersonik që ishte më i shpejtë se Concorde

Amerika
Babai i Gentian Bejtjes: Nëse djali im ka vrarë e ka prerë, i jap dorën atij që e vrau!

Babai i Gentian Bejtjes: Nëse djali im ka vrarë e ka prerë, i jap dorën atij që e vrau!

Lajme
Romeo Veshaj thotë emrin e vajzës që e ka dashur më së shumti në jetë

Romeo Veshaj thotë emrin e vajzës që e ka dashur më së shumti në jetë

Magazina
Ancelotti ka vetëm një lojtar të paprekshëm në ekip – nuk është Vinicius as Bellingham

Ancelotti ka vetëm një lojtar të paprekshëm në ekip – nuk është Vinicius as Bellingham

La Liga
Kalo në kategori