Billie Eilish është ndër këngëtaret që ka arritur në moshë të re të ketë sukses të madh në industrinë muzikore.

19-vjeçarja kohë pas kohë po publikon projekte, të cilat po marrin miliona klikime në platforma digjitale, shkruan Daily Mail.


Ndërkohë, ajo ka bërë të ditur se tashmë edhe albumi i ri do të jetë i qasshëm për fansat e saj.

42284112 0 image a 9 1619537071382

Në një postim në rrjetin social Instagram, Billie ka paralajmëruar albumin "Happier Than Ever".

"Unë kurrë nuk kam ndjerë kaq shumë dashuri për një projekt sesa ndiej për këtë", është shprehur ajo.

42246726 9517323 Teaser Platinum haired Billie Eilish 19 delights fans as she pre m 17 1619537719903

Një prodhimtari e tillë do të lansohet përndryshe më 30 korrik të po këtij viti. /Telegrafi/

42248024 9513873 Changes I don t think I would ve made the same album or even the a 17 1619466742935