LAJMI I FUNDIT:

Bild publikon një kartë identiteti të Vladimir Putinit si agjent i Gjermanisë Lindore (Foto)

Bild publikon një kartë identiteti të Vladimir Putinit si agjent i Gjermanisë Lindore (Foto)

Mediumi prestigjioz gjerman ka raportuar në arkivat Stasi (Shërbimi i Sigurisë Shtetërore) është gjetur një kartë identiteti e policisë sekrete të Gjermanisë Lindore, e cila supozohet t’i takojë tanimë presidentit rus Vladimir Putin, i cili ishte agjent i KGB-së në Dresden në vitet 1980.

Ka qenë e përditshmja gjermane Bild, përcjell Telegrafi, ajo e cila të martën ka publikuar një fotografi të kartës së identifikimit të lëshuar për “Maj. Vladimir Putin”, e nënshkruar dhe vërtetuar me pulla deri në fund të vitit 1989.

Mediumi në fjalë ka thënë se dokumenti është gjetur në dosjet e zyrës së Stasi-t të Dresdenit për “kuadro dhe arsim”.

Konrad Felber, i cili kryeson degën e Dresdenit të autoritetit që mbikëqyr arkivat e Stasi-t, i ka thënë Bild-it se dokumenti në fjalë do t’i lejonte Putinit të hynte dhe të largohej nga zyrat e Stasi-t, i papenguar.

Ai shtoi se kjo do të kishte bërë rekrutimin e agjentëve më të lehtë, sepse Putinit nuk do t’i duhej t’i tregonte askujt për të cilin punonte për KGB-në. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Hezbollahu lëshon

Hezbollahu lëshon "raketa të rënda luftarake" drejt veriut të Izraelit

Botë
Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Botë
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori