eksperti-banner

Gjatë javës së kaluar, zyrtarët policorë të Rajonit të Prishtinës kanë realizuar 134 urdhëresa të gjykatës në lokacione të ndryshme dhe përmes aksioneve të ndara.

Prej tyre, 35 urdhëresa kanë qenë për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca gjyqësore, verifikime dhe procedura të tjera.


Pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa ata të dënuar me gjobë janë liruar pasi kanë përmbushur obligimet e përcaktuara në urdhëresa.

Në kuadër të aktiviteteve për ruajtjen e sigurisë publike, Policia ka sekuestruar 10 armë zjarri të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe sasi municionesh të ndryshme.

Po ashtu, aktivitetet në fushën e sigurisë në trafikun rrugor kanë rezultuar me 3,814 gjoba administrative, të shqiptuara për shkelje të ndryshme të rregullave të komunikacionit rrugor./Telegrafi/