LAJMI I FUNDIT:

BIK-u i drejtohet Kurtit, kërkon që të lejohet bartja e shamisë në shkolla

BIK-u i drejtohet Kurtit, kërkon që të lejohet bartja e shamisë në shkolla

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), duke iu drejtuar Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Informacionit (MASHTI) dhe kryeministrit Albin Kurti, ka kërkuar që të lejohet bartja e shamisë në shkolla.

Në njoftimin e BIK-ut thuhet se kjo është një kërkesë e kamotshme e cila nuk duhet politizuar e as polarizuar, por duhet trajtuar me përgjegjësi e korrektësi maksimale.


Kampanja për lejimin e shamisë në shkolla - deklarohet Ministria e Arsimit
Lexo po ashtu Kampanja për lejimin e shamisë në shkolla - deklarohet Ministria e Arsimit

“Është kërkesë e kamotshme e Kryesisë së BIK-ut, institucioneve të saj dhe besimtarëve myslimanë që të shfuqizohet, respektivisht të hiqet e tëra pika 1.13 e nenin 3, në Udhëzimin Administrativ 06/2014, ngase është diskriminuese, dhe si e tillë në disa raste ka pas tentime që duke u thirr në këtë udhëzim, respektivisht në këtë nen t’u mohohet e drejta e shkollimit nxënëseve që bartin mbulesën myslimane – shaminë”, thuhet tutje në komunikatën për media.

MASHTI të enjten, në një përgjigje për Telegrafin ka thënë se është duke e trajtuar me kujdes kërkesën për ndryshimin e nenit në udhëzimin administrativ, i cili ua ndalon vajzave me mbulesë të vijojnë procesin mësimor.

Nga ky dikaster kanë pohuar se do ta bëjnë publik sapo të ketë një vendim të ri lidhur me këtë çështje.

“Si ministri këtë çështje jemi duke e trajtuar me kujdes dhe sapo të kemi një vendim të ri do të ju njoftojmë. Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e ka obligim që të sigurohet që çdo fëmijë të jetë në shkollë”, thuhet në përgjigjen e MASHTI-t.

Tutje, thuhet se “Neni 3, paragrafi 1.13 i Udhëzimit Administrativ Nr. 06/2014 ndalon bartjen e uniformës fetare në shkolla, kjo sepse shkolla jonë është sekulare. Krahas shtetit sekular, e drejta për shkollim nuk mund t’i mohohet askujt, nga askush”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori