Big Mama pas vdekjes së Shpat Kasapit: Nuk mund ta besoj, ma këpute shpirtin

Këngëtarja e njohur, Big Mama, ka shprehur dhimbjen e saj të thellë pas lajmit për vdekjen e artistit shqiptar, Shpat Kasapi.
Përmes një mesazhi të ndjerë në rrjetet sociale, ajo ka shkruar: "O Shpat bre, nuk dua ta besoj. U zgjova me lajmin më të trishtë dhe ma këpute shpirtin".
"Fëmijëria jonë dhe kujtimet tona sot dhembin më shumë. Do të më mungosh përgjithmonë vëlla. Prehu në paqe".

"Ngushëllime të sinqerta familjarëve. Zoti ju dhëntë forcë e durim në këtë dhimbje".
Kasapi, i cili ndërroi jetë papritur, ka lënë pas një trashëgimi të rëndësishme në muzikën shqiptare dhe shumë fansa që e kanë ndjekur gjatë gjithë karrierës së tij.
Humbja e tij ka shkaktuar reagime të shumta nga komuniteti i artistëve dhe nga publiku, të cilët po ndajnë mesazhe ngushëllimi dhe kujtime të paharrueshme për të.
Ai ka lënë pas vetes edhe një fëmijë trevjeçar. /Telegrafi/





























































