LAJMI I FUNDIT:

Bien temperaturat, sot mot me shi

Bien temperaturat, sot mot me shi

Sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, vranësirat gjatë ditës vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu.

Nesër parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat gjatë këtyre dy ditëve do të ulën dukshëm, krahasuar me ditët e fundit.


Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-9 m/s. /Telegrafi/