LAJMI I FUNDIT:

Bien eksportet për të tretin muaj me radhë në maj, thellohet deficiti tregtar i Shqipërisë

Bien eksportet për të tretin muaj me radhë në maj, thellohet deficiti tregtar i Shqipërisë
Reklama

Eksportet e Shqipërisë kanë vijuar rënien dyshifrore për të tretin muaj radhazi në maj, duke bërë që e gjithë periudha pesë-mujore të kthehet me tendencë negative, pavarësisht ecurisë pozitive në dy muajt e parë të vitit.

Mineralet e lëndët djegëse, së bashku me materialet e ndërtimit e metalet kanë ndikuar në këtë rënie, tekstilet e kanë marrë veten pak në maj, por mbeten me rritje minimale, ndërsa ecurinë më pozitive po e shënojnë eksportet e produkteve bujqësore dhe të makinerive e pajisjeve.


Sipas INSTAT, në maj 2023, eksportet e mallrave arritën vlerën 40 miliard lekë, duke u ulur me 11.7 për qind, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe duke u rritur me 16.8 për qind, në krahasim me prill 2023.

Efekti negativ në prill ka ardhur nga rënia e eksporteve të materialeve të ndërtimit dhe metaleve si dhe mineraleve, lëndëve djegëse, energjisë elektrike.

Në këtë pesë-mujor, eksportet e mallrave arritën vlerën 196 miliard lekë, duke u ulur me 5,2 për qind, si reflektim i rënies së çmimeve të mallrave në tregjet ndërkombëtare, por edhe zhvlerësimit të euros, që redukton të ardhurat në lekë për eksportuesit.

Grupet që kanë ndikuar negativisht në uljen vjetore të eksporteve, janë materiale ndërtimi dhe metale me një rënie prej 6,1 pikë përqindje, minerale, lëndë djegëse, energji elektrike me -1,7 pikë përqindje dhe prodhime druri dhe letre me 0,3 pikë përqindje.

Ndërsa pozitivisht kanë ndikuar ushqimet, pijet, duhani me 1,5 pikë përqindje dhe makineritë, pajisjet dhe pjesët këmbimit me 1,0 pikë përqindje.

Në janar shitjet jashtë vendit u zgjeruan me 20.2% me bazë vjetore, ndërsa në shkurt u zgjeruan me vetëm 2.8%. rënia nisi në mars, me 11.7%, u thellua në prill me 19.3% dhe vijoi tendencën negative në maj me -11.7%.

Deficiti tregtar në maj është 41 miliard lekë, duke u rritur me 17.8 për qind, krahasuar me maj 2022 dhe me 0.2 për qind, në krahasim me prill 2023. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Murselit: Bashkëshorti që pranoi se ka porositur likuidimin - reagimet dhe krejt çfarë dihet deri më tani

Vrasja e Liridona Murselit: Bashkëshorti që pranoi se ka porositur likuidimin - reagimet dhe krejt çfarë dihet deri më tani

Donjeta Zeqiraj
Dyshohet se pagoi mijëra euro për ta vrarë gruan, kush është Naim Murseli

Dyshohet se pagoi mijëra euro për ta vrarë gruan, kush është Naim Murseli

Lajme
Politikani serb, Sanduloviq: Vuçiq pret urdhrin nga Putin për të filluar luftën në Kosovë

Politikani serb, Sanduloviq: Vuçiq pret urdhrin nga Putin për të filluar luftën në Kosovë

Politikë
Murseli e ka pranuar se ka porositur vrasjen e gruas së tij

Murseli e ka pranuar se ka porositur vrasjen e gruas së tij

Lajme
Dorasi ka deklaruar se është paguar nga Naim Murseli për vrasjen e Liridona Murselit

Dorasi ka deklaruar se është paguar nga Naim Murseli për vrasjen e Liridona Murselit

Drejtësi
Vrasja e Liridona Murselit, policia konfiskoi një pistoletë me 19 fishekë dhe një veturë

Vrasja e Liridona Murselit, policia konfiskoi një pistoletë me 19 fishekë dhe një veturë

Lajme
Kalo në kategori