LAJMI I FUNDIT:

Bien aksionet në tregjet e aksioneve evropiane

Bien aksionet në tregjet e aksioneve evropiane

Aksionet në bursat evropiane kanë rënë sot, ndërsa në Volstrit ka një ngritje të lehtë në vlerë.

Indeksi DAX gjerman ra me 0.5% pasdite, FTSE 100 në Londër me 0.2% dhe CAC 40 francez me 0.4%, raporton AP.

Në SHBA, S&P 500 u rrit 1.0 pikë në 2,841 pikë, Nasdaq 0.2 për qind në 7,825 pikë, ndërsa Dow Jones industrial ra 0.2 për qind në 25.40 pikë, transmeton KosovaPress.

Berkshire Hathaway, fondi i investimeve i miliarderit amerikan Warren Buffett, njoftoi sot se biznesi i saj të sigurimit ka arritur rezultate më të mira se sa pritej, e cila është arsyeja pse aksionet e kompanisë u rrit 3.1 për qind në 206.54 dollarë amerikanë.

Dollari u rrit në 111.45 jen nga 111.23 sa ishte të premten, euro ra në 1.1551 dollarë amerikanë nga 1.1578 dhe funta ra në 1.2937 dollarë amerikanë nga 1.3007.

Në Azi, indeksi i Nikeit të Tokios u ul me 0.1 për qind, Kospi i Koresë së Jugut me më pak se 0.1 për qind, ndërsa Hang Seng Hang Seng u rrit me 0.5 për qind.