LAJMI I FUNDIT:

Bien aksionet e Teslas pas përjashtimit nga indeksi S&P 500

Bien aksionet e Teslas pas përjashtimit nga indeksi S&P 500
Kompania Tesla | Foto: Sean Gallup/Getty Images/Guliver

Aksionet e Teslas ranë deri më 13 për qind në tregtinë e ditës së martë pas përjashtimit të kompanisë nga indeksi S&P 500.

Kompania për prodhimin e veturave elektrike të Elon Muskut, më 30 qershor për të katërtën herë radhazi shënoi profit, duke përmbushur kriteret për t’u pranuar në këtë indeks, përcjell Telegrafi.

Shumë investitorë prisnin që kompania të futej në këtë indeks, veçanërisht pasi pothuajse 400 miliardë dollarë që ka ajo si kapital, ia kalon shumicës së bizneseve të listuara në S&P 500.

Një javë më parë, Tesla njoftoi se do të shesë aksione me vlerë 5 miliardë dollarë me çmime të tregut.

Numri i saktë i aksioneve të shitura, dhe çmimi mesatar i secilës shitje, nuk u bë i ditur.

Në muajin shkurt kompania fitoi 2.3 miliardë dollarë përmes shitjes së 3 miliardë aksioneve. Shitja e aksioneve ishte me një çmim mesatar prej 151.60 dollarë për një aksion. /Telegrafi/