LAJMI I FUNDIT:

Bieber: Nuk ka normalizim të marrëdhënieve derisa Beogradi i bën heronj ata që sulmuan Policinë e Kosovës

Bieber: Nuk ka normalizim të marrëdhënieve derisa Beogradi i bën heronj ata që sulmuan Policinë e Kosovës

Drejtori i Qendrës për Studime të Evropës Juglindore në Universitetin e Grazit, Florian Biber, ka deklaruar se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk mund të kthehet në dinamikën që ishte para sulmit terrorist në Banjskë më 24 shtator dhe se situata në terren.

Ai tha se situata në terren, e cila është më e keqe se një vit më parë, tregon se i dërguari special i Bashkimit Evropian (BE), Miroslav Lajçak, nuk është në gjendje ta shpëtojë atë proces.


“Nuk mendoj se mund të vazhdojmë si më parë në Banjska, sepse edhe pse zyrtarët evropianë u bëjnë thirrje palëve që t’i kthehen dialogut, unë nuk e shoh të ketë të ardhme ky proces”, tha Bieber, i cili mori pjesë në Konferencën e Sigurisë në Beograd, raporton FoNet.

“Nëse dialogu çon në përkeqësim dhe jo në përmirësim të marrëdhënieve, shtrohet pyetja nëse ai ka kuptim. Duket se nuk ka dhe zyrtarët evropianë po përpiqen të ulin tensionet, të presin zgjedhjet e vitit të ardhshëm për Parlamentin Evropian dhe mbledhjen e re të Komisionit Evropian, i cili do të ketë për detyrë të hartojë një proces të ri dhe ndoshta një ekip të ri”, theksoi Bieber, transmeton Telegrafi.

“Nuk besoj se Lajçak është në gjendje ta shpëtojë atë proces”, tha Bieber, duke shtuar se “qëllimi është të ruhet status quo-ja dhe të mos përsëriten situata si ajo në Banjskë, deri në zgjedhje”.

Biber thekson se duhet obliguar Beogradin dhe Prishtinën përmes nënshkrimit të një dokumenti që të bëjnë atë që kanë premtuar në dialog brenda afateve të caktuara, e jo të “hedhin topin” dhe të krijojnë hapësirë ​​për keqkuptime të reja dhe përshkallëzim.

Sipas tij, çdo qeveri duhet të premtojë ndryshim të komunikimit të brendshëm.

“Nëse kemi një qeveri serbe që bën heronj nga ata që sulmuan policinë e Kosovës, kjo nuk është normalizim i marrëdhënieve. Normalizim do të thotë se nuk ka gjuhë urrejtjeje, tensione të vazhdueshme dhe hendek midis komunikimit ndërkombëtar dhe atij të brendshëm”, ka thënë Bieber, transmeton Telegrafi.

Bieber: Muralet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” të shkruara në Serbi, sinjal se si qeveria dëshiron që shoqëria të mendojë për Kosovën
Lexo po ashtu Bieber: Muralet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” të shkruara në Serbi, sinjal se si qeveria dëshiron që shoqëria të mendojë për Kosovën

Bieber shtoi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka humbur shansin për t’u shtrirë dorën serbëve në Kosovë, veçanërisht atyre në veri dhe nuk i ka marrë seriozisht si aktor politik.

“Lista Serbe nuk është një organizatë politike që vepron në mënyrë të pavarur nga Beogradi, gjë që nuk është e lehtë për Kurtin, por megjithatë ai ka humbur mundësinë për të hapur komunikimin me serbët në veri, gjë që i hapi dyert për përshkallëzim”, saktësoi ai.

Biber theksoi se të dyja palët janë fajtorë për përshkallëzimin dhe mungesën e komunikimit, dhe përshtypja është se serbët nga Kosova nuk janë mjaftueshëm të përfshirë në proces, zëri i tyre mezi dëgjohet dhe shqetësimet e tyre nuk merren parasysh as në Serbi as në Kosovë.

Kur bëhet fjalë për kërkesat që Serbia të respektojë sanksionet kundër Rusisë, Bieber tha se nuk sheh presion nga BE-ja që Beogradi të vendosë sanksione ndaj Moskës.

“Ata u pajtuan me faktin se Serbia nuk do ta bëjë këtë, dhe ata morën diçka tjetër – Beogradi dërgon armë dhe municion në Ukrainë. Kjo i përshtatet të gjithëve dhe nuk pres presion më të madh, nëse nuk ndodh diçka dhe nuk ndryshon dinamika e Rusisë dhe Ukrainës”, tha Bieber. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Lajme
Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Lajme
Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Lajme
Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Lajme
The Telegraph: Një në tre gra britanike ndihet e trishtuar, më keq se ato në Kosovë e në Arabinë Saudite

The Telegraph: Një në tre gra britanike ndihet e trishtuar, më keq se ato në Kosovë e në Arabinë Saudite

Lajme
Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Kronika e Zezë
Kalo në kategori