LAJMI I FUNDIT:

Bieber: Bullgaria edhe nëse heq bllokadën për Maqedoninë e Veriut, Parisi mund të bëhet problem

Bieber: Bullgaria edhe nëse heq bllokadën për Maqedoninë e Veriut, Parisi mund të bëhet problem

Florian Bieber, profesori nga Universiteti i Gracit, thotë se në nesër normalizohen marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës, ajo nuk hap dyert për anëtarësimin e Beogradit në BE. Ai kujton se Maqedonia e Veriut nuk u shpërble për të gjithë atë çka bëri që Greqia të largojë bllokimin për rrugën evropiane të saj dhe se mesazhi i dërguar në rajon në lidhje me këtë është “harrojeni atë”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai beson se nëse zhbllokohet procesi i zgjerimit të BE, kjo do të ndodhë në disa muajt e ardhshëm, sepse Sllovenia me siguri do të përpiqet të zgjidhë çështjen gjatë presidencës së saj me BE-në dhe për atë qëllim do të organizojë Samitin Perëndimor.

Sidoqoftë, ai paralajmëroi se një pengesë e madhe mund të jetë zgjedhjet presidenciale franceze dhe edhe nëse Bullgaria hiqte bllokadën e saj për Maqedoninë e Veriut, Parisi mund të bëhet një problem.

“Nëse Bullgaria heq bllokadën pas zgjedhjeve parlamentare, ajo do të krijojë menjëherë një atmosferë pozitive, por nuk mund të jemi të sigurt se bllokadat e reja nuk do të shfaqen menjëherë”, tha Bieber, duke theksuar se bllokimi i procesit të zgjerimit rrezikon besueshmërinë e Bashkimit Evropian.

Ai thekson se ky problem nuk është i njëanshëm, sepse kur bëhet fjalë për Serbinë dhe Malin e Zi, Komisioni Evropian vlerëson se të dyja vendet nuk kanë përparuar në reformat, ndërsa e njëjta vlen edhe për Bosnjën dhe Hercegovinën.

Nga ana tjetër, shton ai, kemi Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, për të cilat bllokada është përgjegjëse BE-ja, me çka shpërndahet përgjegjësia në një rrugë pa dalje, por duhet të thuhet se “fakti që duhet të hapen negociatat e pranimit me të dyja vendet, nuk do të thotë se gjithçka është në rregull me ta”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori