LAJMI I FUNDIT:

Bie parashikimi për rritjen ekonomike të Kosovës

Bie parashikimi për rritjen ekonomike të Kosovës

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka ulur parashikimin për rritje ekonomike në Ballkanin Perëndimor.

Sipas vlerësimit të BERZH-it, rënia është 0.9 për qind në krahasim me muajin nëntor të vitit të kaluar.


Ulja e parashikimit për rrije ekonomike është bërë pas nisjes së agresionit ushtarak rus në Ukrainë.

Kosova ndonëse në nëntor të 2021 e kishte vlerësimin me 4.5 për qind, gjatë muajit mars 2022 rritja ekonomike ishte 4 për qind.

Guvernatori Mehmeti: Rritja ekonomike e Kosovës vlerësohet të jetë 10.5 për qind, u dhanë 1.8 miliard euro kredi
Lexo po ashtu Guvernatori Mehmeti: Rritja ekonomike e Kosovës vlerësohet të jetë 10.5 për qind, u dhanë 1.8 miliard euro kredi

Rënien më të theksuar e ka Mali i Zi me 2 për qind, nga 5.7 për qind në 3.7 për qind gjatë muajit janar.

Maqedonia e Veriut dhe Serbia janë vendet që kanë pasur rënie prej 1 për qind të rritjes ekonomike krahasuar me nëntorin e vitit të kaluar, pra nga 4.3 për qind në 3.3 për qind, përkatësisht nga 4 për qind në 3 për qind.

Rritja ekonomike në Shqipëri gjatë nëntorit është vlerësuar me 3.7 për qind, kurse në mars 2022 kjo ka rënë në 3.3 për qind.

Bosnja e Hercegovina është vendi më rritjen më të ulët ekonomike, ku gjatë marsit 2022 ishte 2.3 për qind, apo 0.7 pikë përqindje më pak se nëntori i vitit të kaluar. /Telegrafi/