Në tremujorin e katërt të vitit 2017 janë regjistruar gjithsej 1.921 ndërmarrje, ose 13.3 për qind në pak në krahasim me tremujorin paraprak, ka bërë të ditur se Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).
Në raportin më të ri mbi ndërmarrjet në Kosovë për tremujorin e katërt 2017, thuhet se po ashtu krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit 2016 ka një rënie të ndërmarrjeve të regjistruara për 14.7%.
Aktivitetet ekonomike më të preferuara gjatë këtij tremujori ishin tregtia me 511 ndërmarrje të regjistruara (26.6%); akomodimi dhe aktivitetet e shërbimeve me ushqim me 183 ndërmarrje të regjistruara (9.5%); ndërtimtaria me 180 ndërmarrje të regjistruara (9.4%) etj.
“Kategoria e numrit të të punësuarve nga 1 deri 4 përbën 1 846 ndërmarrje, ose 96.1% e ndërmarrjeve të regjistruara; kategoria me 5 deri 9 të punësuar me 47 ndërmarrje, ose 2.4% e ndërmarrjeve të regjistruara; kategoria me 10 deri 19 të punësuar me 18 ndërmarrje ose 0.9% e ndërmarrjeve të regjistruara; kategoria me 20 deri 249 të punësuar me 10 ndërmarrje ose 0.5% e ndërmarrjeve të regjistruara; ndërsa në kategorinë 250+ të punësuar nuk ka asnjë ndërmarrje të regjistruar gjatë këtij tremujori”, ka njoftuar ASK-ja.
Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara në nivel të komunave, mbizotëron Prishtina me 643 ndërmarrje të regjistruara (33.5%), Prizreni 147 (7.7%), Ferizaj 146 (7.6%), Gjilani 117 (6.1%), Peja 116 (6.0%), Mitrovica me 75 ndërmarrje të regjistruara (3.9%), ndërsa komunat e tjera kanë numër më të vogël të ndërmarrjeve të regjistruara në këtë tremujor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është vajza biznesmene që po pushton tregun muzikor?
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
24 orë na ndajnë nga ngjarja e madhe Halving në Bitcoin
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
B&M ofron Trajnim dhe certifikim për Operuesit e Vinçave, Auto Vinçave, Pirunierëve, Ashensorëve të ndërtimit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel