LAJMI I FUNDIT:

Bie numri i azilkërkuesve në Gjermani

Bie numri i azilkërkuesve në Gjermani

Numri i azilkërkuesve në Gjermani, që kishte rënë ndjeshëm në vitin 2016 pas kulmit të mbërritjeve të migrantëve në vitin 2015 vazhdon të jetë në rënie.

“Për vitin 2017, mendoj se numri i përgjithshëm do të jetë nën 200 000 migrantë”, deklaroi ministri gjerman i Punëve të Brendshme, Thomas de Maiziere, për gazetën “Bild am Sonntag”.


Në fund të nëntorit, 173,000 azilkërkues të rinj ishin regjistruar për këtë vit.

Ekonomia e parë evropiane ka pritur që prej vitit 2015 më shumë se një milion azilkërkues, ku shumica janë me origjinë nga Siria, Iraku dhe Afganistani, duke e vendosur imigracionin në rang të parë të borxhit publik dhe ka kontribuar në rritjen e elektoratit për partinë e ekstremit të djathtë AfD.