Bie nga lartësia e banesës një grua në Tiranë


Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në rrugën “Mine Peza” në Tiranë, ku një grua ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i banesës ku jetonte.
Gruaja e plagosur është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
"Më datë 16.03.2021, rreth orës 09:25, në rrugën 'Mine Peza', një shtetase ende e paidentifkuar, aksidentalisht ka rënë nga lartësia e banesës ku jeton, e cila u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve", thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit. /TCH/
Nga
Telegrafi
16/03/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






































