LAJMI I FUNDIT:

Bie në gropën e ashensorit, humb jetën 15 vjeçari

Bie në gropën e ashensorit, humb jetën 15 vjeçari

Një 15-vjeçar, me inicialet K.L., banues në Durrës, ka humbur jetën pasi ka rënë nga një lartësi prej 6 metrash.

Ngjarja ka ndodhur në fabrikën e këpucëve në lagjen 14 në Shkozet dhe policia bën me dije se adoleshenti ka rënë në gropën e ashensorit pasi këtij të fundit i është këputur kavoja.

Në ndërtesën 3-katëshe që ndodhi incidenti, punonte dhe nëna e 15-vjeçarit, i cili sipas dëshmitarëve kishte bërë disa xhiro me ashensor.

K.L kishte shkuar për të pritur të ëmën dhe gjatë kësaj kohe po lozte duke hipur e zbritur në ashensorin e jashtë i cili përdorej nga firma për transportimin e materialeve. Firma kryente aktivitetin e saj në katin e tretë të ndërtesës.

Në një moment në ashensor ka hipur dhe një punonjës i firmës 44 vjeçari 44 vjeç i cili po transportonte materiale.

Ky i fundit ka pësuar fraktura pasi është rrëzuar dhe ai në gropën e ashensorit në tentativën për të ndihmuar djaloshin.

“Duke lëvizur në ashensorin e kësaj godine ka rënë nga një lartësi 6 m shtetasi K.L. 15 vjeç, banues në Durrës, i cili kishte shkuar për të parë nga kureshtja.

Ndërkohë, shtetasi B. D. 44 vjeç, banues në Rrashbull, Durrës, punonjës pranë kësaj firme, i cili ka shkuar për të ndihmuar shtetasin K.L. në tentative për t’i shpëtuar jetën, janë rrëzuar të dy bashkë në gropën e ashensorit”, – thuhet në deklaratën e policisë.

Aksidenti tragjik ka ndodhur ditën e djeshme dhe policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori