LAJMI I FUNDIT:

Bie konsumi i energjisë në Shqipëri

Bie konsumi i energjisë në Shqipëri

Duket se kriza energjetike dhe rritja e çmimit të energjisë në tregjet ndërkombëtare gjatë vitit 2022 i ka ndërgjegjësuar edhe konsumatorët shqiptarë që të kursenin.

Më shumë “kursimtarë” kanë rezultuar bizneset, të cilat sipas të dhënave të fundit të Institutit të Statistikave tregojnë se konsumatorët jo familjarë kanë konsumuar 9.9 për qind më pak energji, sipas të dhënave të publikuara nga instituti kombëtar i statistikave INSTAT.


Por edhe familjet shqiptare kanë kursyer energji gjatë 2022-shit. Përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët familjarë u ul me 0.5 për qind. Por jo vetëm konsumi ka pësuar rënie, pasi mungesa e shirave dhe prurjeve në lumenj solli edhe ulje të prodhimit të energjisë me 21.9 për qind.

Energjia e prodhuar u mbulua në masën 55.1  për qind nga hidrocentralet publike, 44.2 për qind nga hidrocentralet private dhe koncensionare, dhe 0.7 për qind nga fotovoltaikët. Gjatë 2022-shit rezulton se Shqipëria ka blerë më shumë energji sesa ka shitur.

Energjia e marrë nga jashtë arriti vlerën 3,044 Gwh nga 2,253 Gwh që ishte një vit më parë, duke shënuar kështu një rritje me 35.1  për qind. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori