LAJMI I FUNDIT:

Bie me 90 për qind turizmi i organizuar në Rusi

Bie me 90 për qind turizmi i organizuar në Rusi

Numri i të huajve që vizituan Rusinë si pjesë e turizmit të organizuar ra me më shumë se 90 për qind gjatë vitit 2022 pasi izolimi ndërkombëtar i vendit pas agresionit ushtarak të tij në Ukrainë mbajti larg shumicën e udhëtarëve.

Shifrat zyrtare tregojnë rënien nga viti në vit në numrin e turistëve me 40 për qind, nga pothuajse 290 mijë që ishin vitin e kaluar në 190 mijë më 2022.

Në vitin 2019, rreth 5.1 milionë turistë vizituan Rusinë, nga të cilët rreth 400 mijë erdhën si pjesë turneve të organizuara.

Sergei Romashkin, kreu i operatorit turistik rus Delfin, thotë se industria pengohet nga imazhi negativ i Rusisë, ndalimi i përdorimit të Visa dhe MasterCard në vend.

“Rrjedha sigurohet nga udhëtime individuale turistike, biznesi dhe private”, u citua të thoshte Dmitry Gorin, nënkryetar i Unionit Rus të Industrisë së Udhëtimit.

Sipas medieve ruse, shumë operatorë turistikë janë zhvendosur nga turizmi përbrenda në organizimin e tureve të brendshme në Moskë dhe Shën Petersburg.

“Nuk duhet të pritet një fluks i dukshëm nga Evropa në vitin 2023”, tha Romashkin për gazetën, duke parashikuar se “rritje të vogël” do të ndodh nga vendet që kanë marrëveshje pa viza me Rusinë.

Megjithatë, disa ekspertë të industrisë po i mbështesin shpresat e tyre në një ringjallje të turizmit në vitin 2023, të nxitur kryesisht nga tregu aziatik. /Telegrafi/