LAJMI I FUNDIT:

Biden sërish pati probleme derisa po ngjitej shkallëve të aeroplanit, për pak sa nuk u rrëzua

Biden sërish pati probleme derisa po ngjitej shkallëve të aeroplanit, për pak sa nuk u rrëzua

Presidenti amerikan Joe Biden sërish pati probleme, derisa po ngjitej shkallëve të aeroplanit presidencial Air Force One.

Biden dukej plotësisht i qetë kur po ngjitej shkallëve, por në një moment ai u pengua dhe për pak sa nuk u rrëzua, transmeton Telegrafi.

Ai po bëhej gati për një udhëtim drejt Los Angeles, kur për pak sa nuk u rrëzua pasi u pengua shkallëve.

Kjo nuk është hera e parë që Biden për pak sa nuk është rrëzuar nga shkallët.

E natyrisht se edhe kësaj radhe ky moment nuk i shpëtoi kamerave të televizioneve amerikane, që po ndiqnin nga afër ngjarjen. /Telegrafi/