LAJMI I FUNDIT:

Biden, presidentit kinez Jinping: Konkurrenca mes dyja vendeve nuk duhet të kthehet në konflikt

Biden, presidentit kinez Jinping: Konkurrenca mes dyja vendeve nuk duhet të kthehet në konflikt

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha se është thelbësore që ai dhe homologu kinez, Xi Jinping të kenë mirëkuptim të sinqertë për njëri-tjetrin ndërsa kanë një takim në Kaliforni.

“Mendoj se është parësore që ju dhe unë të kuptojmë njëri-tjetrin, pa keqkuptime apo keqkomunikime”, lideri amerikan i tha presidenti kineze ndërsa samiti po zhvillohej në San Francisco.


Biden tha se konkurrenca midis SHBA-së dhe Kinës nuk mund të anonte drejt konfliktit dhe shtoi se takimet e kaluara me Xi-n kanë qenë “të sinqerta, të drejtpërdrejta dhe të dobishme”.

“Si gjithmonë, nuk ka asnjë zëvendësim për diskutimet ballë për ballë. Diskutimet tona i kam parë gjithmonë të drejtpërdrejta dhe të sinqerta”, tha Biden, raporton cnn.

Ky i fundit tha se udhëheqësit kanë përgjegjësi ndaj popullatës së tyre për të punuar së bashku, duke përfshirë çështjet e ndryshimeve klimatike, kundër trafikimit të narkotikëve dhe inteligjencës artificiale.

Kujtojmë se kur Biden ka shërbyer si zëvendëspresident, ai ka takuar nënpresidentin e ri kinez, Xi. Burrat udhëtuan së bashku nëpër Kinë, një udhëtimi që presidenti amerikan i referohet shpesh në fjalimet e tij.

Në atë kohë, ishte e qartë për zyrtarët e administratës së Barack Obamës se Xi ishte gati të bëhej president. Ajo që pak zyrtarë mund të kishin parashikuar në atë kohë ishte se Biden do të ishte gjithashtu president 12 vjet më vonë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Lufta në Ukrainë nuk duket se do të përfundojë së shpejti – paralajmëron shefja e inteligjencës kombëtare amerikane

Lufta në Ukrainë nuk duket se do të përfundojë së shpejti – paralajmëron shefja e inteligjencës kombëtare amerikane

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Kalo në kategori