LAJMI I FUNDIT:

Biden për rezistencën ukrainase ndaj agresionit rus: Nëse nuk u qëndroni përballë diktatorëve, ata do të shtohen

Biden për rezistencën ukrainase ndaj agresionit rus: Nëse nuk u qëndroni përballë diktatorëve, ata do të shtohen

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka vizituar një fabrikë në Alabama, ku prodhuesi i armëve “Lockheed Martin” prodhon raketa antitank Javelin, të cilat janë ndër armët kryesore që amerikanët po iu dërgojnë ukrainasve, ndërsa ajo përpiqet të zbusë pushtimin rus.

Ai filloi duke lavdëruar “ritmin e shpejtë” të pajisjeve ushtarake dhe ndihmës amerikane për Ukrainën që kur Rusia filloi agresionin më 24 shkurt.

“Ne jemi siguruar që të mos ketë ndërprerje në rrjedhën e pajisjeve në Ukrainë”, tha Biden.


“Që kur Rusia pushtoi Ukrainën më shumë se dy muaj më parë, ne kemi dërguar më shumë se tre miliardë dollarë ndihmë për sigurinë në Ukrainë, vetëm ne, duke mos llogaritur aleatët tanë. Dhe ato para janë një investim i drejtpërdrejtë për të mbrojtur lirinë dhe vetë demokracinë”, vazhdoi ai.

Biden më pas shtoi “sepse nëse nuk u bëni ballë diktatorëve, historia na ka treguar, ata vazhdojnë të vijnë, vazhdojnë të vijnë. Oreksi i tyre për pushtet vazhdon të rritet”.

Ish-gjenerali amerikan, Keane: Putini mund të vritet prej bashkëpunëtorëve
Lexo po ashtu Ish-gjenerali amerikan, Keane: Putini mund të vritet prej bashkëpunëtorëve

Ai më pas lavdëroi punëtorët e fabrikës, duke thënë se duhet të ndihen krenarë sepse çdo raketë e prodhuar prej tyre po përdoret nga ushtria ukrainase për të ndalur përparimin rus.

Ndryshe, Biden po i bën presion Kongresit Amerikan që të miratojë projektligjin e ri të shpenzimeve që parashikon 33 miliardë dollarë më shumë në ndihmë ushtarake, ekonomike dhe humanitare për Ukrainën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Azia
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Evropa
Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Kroacia
Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Evropa
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Kalo në kategori