Biden nuk tërhiqet për komentet e bëra për Putinin, thotë se nuk ka bërë thirrje për ndryshim regjimi në Rusi

Presidenti amerikan Joe Biden tha se “nuk do të kërkoj falje”, pasi javën e kaluar tha se Vladimir Putin nuk duhet të qëndroj në pushtet, duke shtuar se ai thjesht ka shprehur “zemërimin e tij moral”.
I pyetur nga gazetarët nëse pendohet që tha se Putin nuk do të duhej të mbetet në pushtet, Biden tha: “nuk po tërhiqem… këtë nuk e kam bërë atëherë, as tani nuk do ta bëjë. Thjesht kam shprehur zemërimin moral që e kam ndjerë, dhe nuk kërkoj falje për këtë”, tha Biden, transmeton Telegrafi.
“Askush nuk beson se kam folur për rrëzimin e Putinit... askush nuk e beson këtë... kam shprehur zemërimin tim për sjelljen e këtij njeriu”, shtoi presidenti amerikan.
Kujtojmë që Biden gjatë vizitës në Poloni ku u takua me refugjatët ukrainas, tha para gazetarëve se Putin nuk duhet të mbetet në pushtet.





































