LAJMI I FUNDIT:

Biden njofton iniciativën prej më shumë se 40 miliardë dollarësh për “internet me shpejtësi të lartë”

Biden njofton iniciativën prej më shumë se 40 miliardë dollarësh për “internet me shpejtësi të lartë”

Presidenti amerikan Joe Biden tha të hënën se interneti me shpejtësi të lartë nuk është më një luks, por një “domosdoshmëri absolute”, pasi ai u zotua se çdo familje në vend do të ketë qasje deri në vitin 2030 duke përdorur kabllot e prodhuara në SHBA.

“Këto investime do të ndihmojnë të gjithë amerikanët”, tha ai. “Ne nuk do të lëmë askënd pa internet”.

Biden njoftoi se më shumë se 40 miliardë dollarë do të shpërndahen në të gjithë vendin për të ofruar internet me shpejtësi të lartë në vendet ku ose nuk ka shërbim, ose shërbimi është shumë i ngadaltë.


“Por nuk mjafton të kesh qasje…”, citohet të ketë thënë presidenti, duke shtuar se administrata e tij po punon me ofruesit e shërbimeve për të ulur kostot në atë që tani është një shërbim shtëpiak – si uji ose gazi – por shpesh mbetet me çmim jo të lirë.

Presidenti dhe këshilltarët e tij besojnë se votuesit nuk dinë mjaftueshëm për politikat e tij në drejtim të fushatës së tij të rizgjedhjes në vitin 2024 dhe se më shumë votues do ta mbështesin atë sapo të mësojnë më shumë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Google sjell

Google sjell "modelet falas" të Inteligjencës Artificiale që mund të transformojnë mjeksinë

Teknologji
30 vjet mp3 - formati audio që pushtoi botën

30 vjet mp3 - formati audio që pushtoi botën

Teknologji
Google Gemini fillimisht u mburr, pastaj ndryshoi mendim: Refuzoi të luante shah kundër Atari 2600

Google Gemini fillimisht u mburr, pastaj ndryshoi mendim: Refuzoi të luante shah kundër Atari 2600

Teknologji
Njerëzit

Njerëzit "nuk u besojnë syve" teksa shohin robotin duke vrapuar nëpër një rrugë të Los Angelesit

Teknologji
iPhone i parë i palosshëm mund të kushtojë më pak nga sa mendonit

iPhone i parë i palosshëm mund të kushtojë më pak nga sa mendonit

Teknologji
Zbulohen specifikat e telefonit të mençur Google Pixel 10 Pro Fold

Zbulohen specifikat e telefonit të mençur Google Pixel 10 Pro Fold

Teknologji
Kalo në kategori