LAJMI I FUNDIT:

Biden kundërshton emërimin e ministrit britanik në krye të NATO-s, preferon politikanen gjermane

Biden kundërshton emërimin e ministrit britanik në krye të NATO-s, preferon politikanen gjermane

Joe Biden kundërshton mundësinë që Ministri i Mbrojtjes së Mbretërisë të Bashkuar të jetë shef i ardhshëm i NATO-s.

Ministri i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace, ka shprehur prej kohësh interesimin për t’u bërë sekretari i ardhshëm i përgjithshëm i NATO-s, por këtë e kundërshtoi fuqishëm presidenti amerikan, raporton skynews.


Presidenti refuzoi të mbështeste Wallacen pasi Mbretëria e Bashkuar filloi të stërviste pilotët ukrainas për drejtimin e aeroplanëve luftarakë F-16 pa lejen e Shtëpisë së Bardhë, transmeton Telegrafi.

Kryeministri britanik, Rishi Sunak loboi te presidenti amerikan për të mbështetur ministrin, por burimet e thetelegraph thonë se përpjekjet e Mbretërisë së Bashkuar për të formuar një koalicion ndërkombëtar për F16 i dhanë fund ambicieve të sekretarit të mbrojtjes.

Mbretëria e Bashkuar nuk zotëron asnjë F16, ndërsa SHBA-ja kontrollon licencën e eksportit të aeroplanëve dhe ka qenë e kujdesshme ndaj çdo lëvizje që shihet se po përshkallëzon konfliktin që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Raportohet se presidentja e Komisionit Evropian, gjermania Ursula von der Leyen është më e preferuara e liderit amerikan.

Ndryshe, Jens Stoltenbergut i është vazhduar mandati edhe për një vit në krye të aleancës më të fuqishme ushtarake në botë, NATO-s. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus

Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus

Evropa
Franca dërgon ushtrinë në Kaledoninë e Re, të paktën katër të vdekur

Franca dërgon ushtrinë në Kaledoninë e Re, të paktën katër të vdekur

Evropa
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Vrasjet dhe tentativat për vrasje të liderëve në Evropë

Vrasjet dhe tentativat për vrasje të liderëve në Evropë

Evropa
Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Azia
Kalo në kategori