LAJMI I FUNDIT:

Biden finalizon ekipin diplomatik

Biden finalizon ekipin diplomatik

Presidenti i zgjedhur, Joe Biden finalizoi sot formimin e ekipit të tij diplomatik, që do të përfshijë shumë ish-anëtarë të kabinetit Obama, me një vullnet të theksuar për t’u shkëputur nga unilateralizmi i Donald Trump dhe për të “rregulluar” politikën e jashtme amerikane.

Kreu i ardhshëm i shtetit kishte njoftuar tashmë në fund të nëntorit se kishte zgjedhur një ish-anëtar tjetër të administratës së Obamës, Antony Blinken, për postin vendimtar të sekretarit të shtetit.


Numri dy i diplomacisë amerikane do të jetë, Wendy Sherman (71 vjeçe), tashmë këshilltare diplomatike në kohën e Bill Clinton para se të bëhej nënsekretare Shteti për Çështjet Politike gjatë mandatit të dytë të Barack Obamas.

Zëvendëssekretarja e ardhshme e shtetit, Sherman ka qenë veçanërisht një nga linjat kryesore amerikane të marrëveshjes bërthamore iraniane dhe ka punuar në çështjen koreano-veriore në qeverinë Clinton.

Një emërim tjetër i njoftuar sot, ai i zëvendëssekretarit të Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet, një menaxher operacional i diplomacisë amerikane. Bëhet fjalë për Brian McKeon, një mik i ngushtë i Joe Biden, të cilin ai e këshilloi për një kohë të gjatë kur ky i fundit ishte ende senator, para se të zinte pozicione të ndryshme në qeveri gjatë dy mandateve të Barack Obamas.

“Me Antony Blinken, ky ekip do të ketë për mision “rregullimin” e politikës së jashtme amerikane”, theksoi në një komunikatë, ekipi i Joe Biden dhe Kamala Harris.

Siç kishte bërë kur u njoftua emri i Antony Blinken, presidenti i ardhshëm në mënyrë të qartë dëshiron të shënojë prishjen me politikën e jashtme nacionaliste dhe unilateraliste të Donald Trump, për t’u rilidhur me një linjë vendosmërisht multilateraliste.

Fytyrat e reja të diplomacisë amerikane “mishërojnë bindjen time të thellë se Amerika është më e fortë kur bashkëpunon me aleatët e saj”, theksoi Joe Biden në deklaratë.

Presidenti i ardhshëm kërkon kështu të “rivendosë lidershipin moral dhe botëror të SHBA-së, të mbështetur nga këta aleatë.

“Amerika është kthyer”, theksoi ai.

Sot, Joe Biden zgjodhi gjithashtu zyrtarisht tre nënsekretarë Shteti, tre gra që kanë punuar në qeverinë e Barack Obamas.

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Kalo në kategori