LAJMI I FUNDIT:

Biden ende shpreson që ceremonia e inaugurimit do të zhvillohet pranë shkallëve të Kongresit

Biden ende shpreson që ceremonia e inaugurimit do të zhvillohet pranë shkallëve të Kongresit

Inaugurimi i presidentit të ri të zgjedhur Joe Biden do të mbahet më 20 janar edhe pse ajo pritet të jetë më shumë një ceremoni virtuale, Biden shpreson që ajo do të zhvillohet sipas mënyrës tradicionale – pranë shkallëve të Capitol Hill, shkruan Independent.

Nuk planifikohet mbajtja e paradës në Pensilvania avenue me rastin e ardhjes së presidentit të ri, nuk do të ketë banket e as ahengje tjera ku marrin pjesë mysafirë të ftuar, transmeton Telegrafi.

Në vend të këtyre, presidenti i ri është duke bashkëpunuar ngushtë me organizatorët e spektaklit virtual të konventës demokratike.

Një inaugurim i tillë vjen si rezultat i pandemisë së coronavirusit, duke marrë parasysh që Biden tashmë ka vendosur për ngjarje virtuale për të parandaluar përhapjen e coronavirusit.

Biden madje nuk ka shfaqur ndonjë dëshirë që të jetë nikoqir i ndonjë pritje të madhe, kur vendi të cilin do ta udhëheq po ballafaqohet me pandeminë e coronavirusit.

E për shkak të futjes së dhunshme të demonstruesve në ndërtesën e Kongresit amerikan, edhe organet e sigurisë si FBI kanë paralajmëruar se do të ngrit nivelin më të lartë të përgatitjes për të shmangur çfarëdo eksesi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Evropa
Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Amerika
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Kalo në kategori