LAJMI I FUNDIT:

Biden bën shaka për ‘sëmundjen mendore’ të Trump në një darkë tradicionale në Uashington

Biden bën shaka për ‘sëmundjen mendore’ të Trump në një darkë tradicionale në Uashington

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka bërë shaka për gjendjen mendore të ish-presidentit Donald Trump gjatë një fjalimi në darkën e Klubit Gridiron, një traditë e Uashingtonit që filloi në vitet 1880.

“Një kandidat është shumë i vjetër dhe mendërisht i papërshtatshëm për të qenë president. Tjetri jam unë”, citohet të ketë thënë Biden të shtunën përpara më shumë se 650 të ftuarve, përcjell Telegrafi.

Aty ishin të ftuar edhe themeluesi i Amazon dhe pronari i Washington Post, Jeff Bezos, dhe CEO të TikTok, Shou Zi Chew, biznesi i të cilit në SHBA mund të ndalohet nga Biden.


Ekipi i fushatës së Trump nuk u përgjigj, megjithëse lideri 77-vjeçar republikan ka vënë në pikëpyetje aftësinë mendore të Biden për të qenë president.

Lideri demokrat ka shmangur kritikat e vazhdueshme se kujtesa e tij është e turbullt dhe ai duket i hutuar.

Kjo ishte hera e parë që Biden mori pjesë në darkën tradicionale gjatë presidencës së tij, dhe vjen ndërsa zgjedhjet e 2024 po afrohen.

Ai foli edhe për luftën në Ukrainë me kryeministren e Estonisë Kaja Kallas, e cila mori pjesë në darkën e së shtunës.

“Ne nuk do të përkulemi, ata [ukrainasit] nuk do të përkulen dhe unë nuk do të përkulem”, tha Biden. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kondicionerët në Evropë - Italia është shfrytëzuesi më i madh, por ku qëndron Kosova?

Kondicionerët në Evropë - Italia është shfrytëzuesi më i madh, por ku qëndron Kosova?

Evropa
SHBA sërish kërcënon Rusinë nëse nuk pranon armëpushim në Ukrainë

SHBA sërish kërcënon Rusinë nëse nuk pranon armëpushim në Ukrainë

Evropa
Britaniku lirohet pas gati 50 vjetëve nga burgu - ishte dënuar bazuar në dëshmi të rrejshme të një polici

Britaniku lirohet pas gati 50 vjetëve nga burgu - ishte dënuar bazuar në dëshmi të rrejshme të një polici

Evropa
Ushtarët rusë po vdesin shkaku i ujit të helmuar

Ushtarët rusë po vdesin shkaku i ujit të helmuar

Evropa
Ushtari izraelit spiun i Iranit - çfarë informata u shiti iranianëve?

Ushtari izraelit spiun i Iranit - çfarë informata u shiti iranianëve?

Azia
Zelensky: Po negocioj një marrëveshje të madhe me Trumpin, kjo është një pikë kthese

Zelensky: Po negocioj një marrëveshje të madhe me Trumpin, kjo është një pikë kthese

Evropa
Kalo në kategori