LAJMI I FUNDIT:
Prishtina 22° clearsky_day

Me biçikleta në Prishtinë nga fundi i qershorit, 100 sosh në gjithsej 10 pika

Me biçikleta në Prishtinë nga fundi i qershorit, 100 sosh në gjithsej 10 pika

Në fund të muajit qershor qytetarët e Prishtinës do të mund t’i shfrytëzojnë 100 biçikletat në kryeqytet me çmime simbolike.

Kështu tha në një prononcim për Telegrafin nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj.

Sipas tij, projekti i biçikletave është në ekzekutim e sipër.

“Biçikletat kanë arritur dhe krejt pajisjet përcjellëse janë në Prishtinë. Tash ka mbet vetëm çështja tek aspektet softuerike, pra aspekti i pagesës dhe i softuerit, i digjitalizimit sepse do të jetë proces digjital krejt. Dhe sipas informatave të fundit që i kam prej menaxherit të kontratës, parashihet që gjatë muajit qershor, eventualisht deri kah fundi i muajit qershor, biçikletat i kemi të gatshme në rrugët e Prishtinës”, ka thënë Zogaj.

Prishtina pajiset me 100 biçikleta, por kryeqyteti ende nuk ka nisur me krijimin e stacioneve se ku do të vendosen
Lexo po ashtu Prishtina pajiset me 100 biçikleta, por kryeqyteti ende nuk ka nisur me krijimin e stacioneve se ku do të vendosen

Tutje, ai tregoi se vendet ku do të jenë stacionet e biçikletave i kanë caktuar qysh në fillim të projektit.

“Janë përgatit edhe bazamenti i lokacioneve. Tash ka me u bë vetëm montimi. Montimi bëhet shumë shpejt për një javë. Janë 10 stacione në krejt qytetin e Prishtinës, me nga 10 biçikleta. Në total 100…”, ka thënë Zogaj.

I pyetur sa do të jetë çmimi për të marrë në shfrytëzim biçikletën, ai tha: “Ora e parë do të jetë pa pagesë. Ende nuk kemi vendos sa do të jetë çmimi, por ju them që do të jetë shumë simbolike”.

Ai po ashtu foli edhe për projektin e autobusëve të rinj, për të cilin tha se është në implementim e sipër.

“Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, së bashku me Trafikun Urban janë duke e përgatitë tenderin, i cili do të jetë i hapur gjatë këtyre javëve në vazhdim. Prej hapjes së tenderit pastaj veç procedura e prokurimit. Ne po shpresojmë shumë që nga fund i verës ta kemi kontratën e nënshkruar. Pastaj pas nënshkrimit të kontratës, pritet veç si me thonë blerja e autobusëve të ri”, tha ndër të tjera Zogaj. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Përse nuk duhet të shkoni në tualet para se të dilni nga shtëpia? “Për çdo rast” urinimi bën më shumë keq sesa mirë

Përse nuk duhet të shkoni në tualet para se të dilni nga shtëpia? “Për çdo rast” urinimi bën më shumë keq sesa mirë

Shëndetësi
Ndeshja Itali 2-1 Shqipëri në numra: Rekord historik, statistika mbresëlënëse dhe uragani kuqezi

Ndeshja Itali 2-1 Shqipëri në numra: Rekord historik, statistika mbresëlënëse dhe uragani kuqezi

Përfaqësuesja e Kosovës
Dominuam tribunën, por jo fushën – Shqipëria pëson ngushtë ndaj kampionit në fuqi të Evropës

Dominuam tribunën, por jo fushën – Shqipëria pëson ngushtë ndaj kampionit në fuqi të Evropës

Përfaqësueset
Notat e lojtarëve, Itali 2-1 Shqipëri: Shpëtojnë vetëm Bajrami dhe Gjimshiti, Bastoni lojtar i ndeshjes

Notat e lojtarëve, Itali 2-1 Shqipëri: Shpëtojnë vetëm Bajrami dhe Gjimshiti, Bastoni lojtar i ndeshjes

Kombëtarja e Shqipërisë
Si i zbuluan ushtarët britanikë “Dhomat e tmerrit” në Prishtinë

Si i zbuluan ushtarët britanikë “Dhomat e tmerrit” në Prishtinë

Lajme
Rrëfimi i fotoreporterit që xhiroi largimin e forcave serbe nga Prizreni

Rrëfimi i fotoreporterit që xhiroi largimin e forcave serbe nga Prizreni

Lajme
Kalo në kategori