Punëtoret e NPL "Kastrioti" po vazhdojnë çdo ditë angazhimin në terren për pastrimin dhe mirëmbajtjen e objekteve të institucioneve publike në Komunën e Obiliqit.

Sipas njoftimi, falë përkushtimit dhe punës së tyre të vazhdueshme, hapësirat publike mbeten të pastra, të rregullta dhe të sigurta për qytetarët, stafin dhe të gjithë përdoruesit e tyre.


Nga NPL "Kastrioti" vlerësojnë se puna e punëtoreve përbën një kontribut të rëndësishëm në ruajtjen e higjienës dhe krijimin e një ambienti të denjë në institucionet publike.

Gjatë aktiviteteve të fundit në terren janë realizuar pastrime dhe mirëmbajtje në: Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Obiliq, Bibliotekën e Qytetit, Shtëpinë e Kulturës "Xhavit Haziri", Palestrën Sportive "Adem Jashari", Qendrën për Punë Sociale, Shtëpinë e Pensionistëve, Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët "Dr. Ibrahim Rugova" në Obiliq, si dhe në Institucionin Parashkollor "Rrita Jonë" në Milloshev.

Në fund të njoftimit, ndërmarrja ka shprehur mirënjohje për të gjitha punëtoret për përkushtimin dhe angazhimin e tyre të përditshëm në mirëmbajtjen e pastërtisë së institucioneve publike. /Telegrafi/