Biçikleta e parë ‘fluturuese’ bënë debutimin e saj – ka shpejtësi maksimale prej 100kMh
Një biçikletë fluturuese e cila mund të lëvizë me shpejtësi prej 100kMh me kohëzgjatje prej 40 minutave, e bëri debutimin e saj në SHBA gjatë Panairit të Veturave të Amerikës Veriore në Detroit.
Biçikleta është punuar nga Aerwins, kompani me bazë në Delaware e cila prodhon dronë dhe vetura pa shofer.
Edhe pse ngjall vizione “futuristike” të serisë të animuar Jetsons të fluturimit lart mbi rrugët e bllokuara famëkeqe të qytetit të Nju Jorkut, me siguri se nuk do të hipni në biçikletë fluturuese për në aeroportin John F. Kennedy në një të ardhme të afërt, përcjell Telegrafi.
Momentalisht, Xturismo kushton 776 mijë euro, edhe pse Aerwins thotë se do të zhvillojë një model më të vogël gjatë vitit të ardhshëm, e gjithashtu edhe një model elektrik në vitin 2025 të cilat do të shiten për afro 50 mijë euro.
Thad Scott, bashkë-udhëheqësi i panairit të veturave, e mori biçikletën fluturuese për një xhiro.
“Ndihem si një 15 vjeçar dhe sapo dola nga një film i Star Wars dhe i hipa një biçiklete të tyre” tha ai, duke shtuar “Jam shumë i emocionuar”, raporton Daily Mail.
“Është e mrekullueshme. Ishte emocionuese. Nuk është e ‘egër’, ngritja dhe ulja janë të rehatshme. Nuk ka asnjë hov, është shumë, shumë e qetë dhe mezi e pres të ardhmen”, vazhdoi ai. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInfluencuesi i njohur i IT-së përsëri kritikon një produkt të AI, kësaj radhe cak i sulmit ishte Rabbit R1
Video-loja popullore Hades do të ketë një vazhdim vitin e ardhshëm
Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç
Rusia bllokon qasjen në Facebook
Kryebashkiaku australian mund ta padisë ChatGPT-n për shpifje
Platforma e Elon Muskut po akuzohet për përfitime nga grupet terroriste
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit