LAJMI I FUNDIT:

Bicepsë të tendosur: Lakimi merimangë në stol të pjerrët të ushtrimeve!

Bicepsë të tendosur: Lakimi merimangë në stol të pjerrët të ushtrimeve!

Bicepsat e formësuar bukur trupit tuaj do t’i japin dukje shumë më të mirë sesa muskujt masiv të duarve

Pikërisht për këtë arsye është shpikur ky ushtrim: Lakimi merimangë pa ez-shufër në stolin e pjerrët, transmeton Telegrafi.

Me ndihmën e kësaj lëvizjeje në mënyrë të shkëlqyeshme do të izoloni muskujt e bicepsit dhe do t’i shtoni detajet, të cilat edhe më shumë do t’i definojnë muskujt e duarve. Do t’ju nevojiten stoli i përshtatur e ushtrimeve dhe ez-shufra.

Në vegël lëshohuni ashtu që gjoksi të jetë i mbështetur në mbështetëse të stolit. Tendosni pjesën e sipërme dhe të poshtme të shpinës, si edhe muskujt e barkut.

Kushtoni kujdes që supet të mos jenë tepër të tërhequra përpara derisa jeni duke i bërë lakimet. Në atë mënyrë do të shmangni lëndimet e mundshme.

Do të jetë e dëshirueshme që derisa jeni duke e bërë ushtrimin të keni ndihmën e dikujt i cili do t’jua japë shufrën. Kur të jeni të gatshëm, filloni me lëvizjet e lakimit ashtu që në fazën fillestare llërat t’ju jenë paralel me dyshemenë.

Nëse lejoni që llërat të jenë në pozitën përpara supeve do të krijoni rrethin në të cilin lehtë mund të lëndoheni. Në fund të lëvizjeve shtrëngoni bicepsin dhe në atë pozitë qëndroni një ose dy sekonda, pastaj kthehuni në pozitën fillestare.

Ky ushtrim mund të bëhet në mënyrë alternative, më saktësisht me pesha dore. Në këtë mënyrë edhe më shumë do të izoloni muskulin dhe do të nxisni hipertrofinë muskulore.

Ushtrimin bëjeni në 3 seri me 10 deri në 12 përsëritje.

/Telegrafi/