LAJMI I FUNDIT:

Biblioteka Kombëtare, ekspozitë kushtuar Nënë Terezës

Biblioteka Kombëtare, ekspozitë kushtuar Nënë Terezës

Biblioteka Kombëtare në Shqipëri, në nderim të figurës së shquar të Nënë Terezës dhe shenjtërimit të saj, do të çelë nga 3-10 shtator ekspozitën “homazh” kushtuar nobelistes së paqes përmes titujve dhe veprave që kanë në fokus jetën frymëzuese dhe veprimtarinë e saj shembullore.

Në ekspozitë do të prezantohen lutjet dhe poezitë e shkruara prej vetë shenjtores, poezitë që ajo u frymëzoi poetëve shqiptarë, albumet mbresëlënëse të artistëve, monografitë studimore, intervistat, jetëshkrimet e deri tek bibliografitë për Nënë Terezën.


Sipas njoftimit për shtyp të BKSH-së, përmes një bashkëpunimi përherë të suksesshëm me Muzeun Historik Kombëtar dhe Ministrinë e Kulturës, në këtë ekspozitë do të ekspozohen edhe disa nga objektet personale të Nënë Terezës, si kryqi, rruzarja dhe peshqiri i saj, sot pronë e MHK.