LAJMI I FUNDIT:

Bibliografi online për Dhimitër Shuteriqin

Bibliografi online për Dhimitër Shuteriqin
Dhimitër Shuteriqi

Kontributi publicistik, shkencor apo letrar i shkrimtarit të njohur Dhimitër Shuteriqi, tashmë mund të gjendet online. Kjo bibliografi vjen pas asaj të akademik Kristo Frashërit.

Bibliografia e Dhimitër Shuteriqit përmban 970 njësi bibliografike dhe është hartuar në bazë të tipologjisë shkencore të përcaktuar sipas standardit, kronologjisë historike dhe elementeve të tjera të përshkrimit bibliografik, është detajuar në mënyrë profesionale sipas fushave e nënfushave: monografi, artikuj, trajtesa, kumtime, përkthime, kritikë, vëzhgime, hulumtime etj.


“Përgatitja e bibliografive personale të kërkuesve shkencorë nga Biblioteka Shkencore e ASh-së, e bibliografisë së akademik Kristo Frashërit dhe asaj të akademik Dhimitër Shuteriqit, shënojnë vetëm fillimin e procesit. Këto bibliografi janë modele për përgatitjen e bibliografive të studiuesve të tjerë shkencorë të vendit”, thuhet në njoftimin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.