LAJMI I FUNDIT:

BIA serbe merr pjesë në formimin e Qeverisë malazeze të propozuar nga Dritan Abazoviqi

BIA serbe merr pjesë në formimin e Qeverisë malazeze të propozuar nga Dritan Abazoviqi

Operativi i Agjencisë serbe të Informacionit dhe Sigurisë (BIA), Vojin Milojeviq ishte në Mal të Zi për të ndikuar në negociatat për formimin e Qeverisë së re të këtij vendi.

Detyra e Milojeviqit ishte t’u përcjellë mesazhin krerëve të Frontit Demokratik – e cila mbron interesat serbe në Mal të Zi, duke proklamuar euroskeptizimin dhe populizmin – që të pajtohen me të gjitha kushtet e vendosura nga Dritan Abazoviqi dhe partia e tij URA, që me çdo kusht të formohet Qeveria e propozuar nga ai.

Siç shkruajnë mediet malazeze, bërë e ditur qëndrimi i Milojeviqit në këtë vend, pasi dhjetë minuta para orës 21:00 ka pësuar një aksident në rrugën Zhabljak-Savnik. Pas aksidentit, policia ka dalë për të hetuar dhe ka tentuar të inspektojë veturën e tij të tipit Suzuki Vitara, mirëpo Milojeviq nuk ka lejuar policinë të kontrollojë bagazhin e veturës së tij.

Gjukanoviq pret që Mali i Zi të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare
Lexo po ashtu Gjukanoviq pret që Mali i Zi të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare

Në vend të inspektimit, oficeri serb i BIA-s thirri një shërbim rimorkimi që e çoi veturën e tij në parkingun përballë hotelit “Zhabljak”.

Pas aksidentit, Milojeviq është sjellë në Urgjencën e Zhabljakut, ku mjekët e kanë ekzaminuar dhe i është bërë analiza e alkomatografisë, e cila ka treguar se ai nuk kishte alkool në gjak në momentin e aksidentit.

Abazoviq tregon personin që preferon për kryeministër nëse ai nuk do të jetë në krye të qeverisë së Malit të Zi
Lexo po ashtu Abazoviq tregon personin që preferon për kryeministër nëse ai nuk do të jetë në krye të qeverisë së Malit të Zi

Milojeviq ishte bërë i njohur për publikun në vitin 2013, kur ai udhëhoqi fushatën për lirimin e pesë punëtorëve serbë të ndërtimit që u arrestuan në Libi, të akuzuar për luftime në anën e Muammar Gaddafit.

Në qarqet e sigurisë, ky njihet me pseudonimin “Samurai”, për shkak të titullit kampion shtetëror që fitoi në kendo. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori