Ajo ndonëse mund të jetë nominuar për çmime, por Beyonce nuk do të performojë në “Grammy Awards 2021”.

Drejtori ekzekutiv i evenimentit, Harvey Mason Jr, ka konfirmuar se 39-vjeçarja nuk do të ngjitet në skenë, shkruan Daily Mail.


“Është e pamundur, sepse ajo është një artiste e madhe për këtë ngjarje. Absolutisht që ne dëshirojmë që ajo në jetë në skenë”, u shpreh Mason.

40410434 9357825 image m 13 1615620240170

Artistja e njohur përndryshe është nominuar në nëntë kategori, për të cilat pretendohet edhe t’i fitojë.

Shpresë e madhe e fansave është që Beyonce të marrë çmimin e “Record of the Year”, me këngën “Black Parade”.

40410574 9357825 image a 14 1615621013167

Një vendim i tillë në anën tjetër vjen pasi këngëtari The Weeknd, ka bojkotuar pjesëmarrjen e tij në “Grammys”. /Telegrafi/

40410572 9357825 image m 17 1615621619380