LAJMI I FUNDIT:

Bexheti: Ekonomia po hyn në krizë të thellë

Bexheti: Ekonomia po hyn në krizë të thellë

Kriza e thellë politike që po zgjat tash më dy vite, ka filluar të ketë reflektim negative në ekonominë e vendit. Eksperti I ekonomisë, Abdylmenaf Bexheti, thotë se kriza ka një ndikim shumë të thellë në ekonomi dhe nëse do vazhdoj që të mos gjendet një zgjidhje e caktuar, ndikimi vazhdon të jetë rritës dhe gjithnjë e më i ashpër.

Sipas tij, edhe pse gjatë gjithë vitit 2016 ka pasur një rënie permanente të prodhimtarisë industriale, rezultatet kanë qenë pozitive. Ndërsa, dy muajt e parë të vitit veç më ka rezultate negative.


“Janari dhe shkurti, shënojnë rezultate negative, pra kemi një prodhimtari industriale negative dhe nëse vazhdon edhe muajt në vijim ky proces, ndërsa pritshmëritë janë që të vazhdon sepse nuk po shohim një perspektivë të zgjidhjes së krizës politike, sigurisht se gjendja do të vijë duke u përkeqësuar edhe më shumë. Kur gjithë kësaj do t’i jepet edhe një komponent tjetër e pritshmërive, aspekti i konsumit dhe abstenimi i një pjese të konsumit mesatar, mbi mesatar, deri në luksoz që në një mënyrë apo tjetër ka impakte fiskale dhe mbush buxhetin e shtetit, do të filloj ai rrethi vicioz i ekonomisë që do të multiplikohet dhe shumëfishohet aspekti i impaktit negativ në ekonomi”, deklaroi Bexheti për TV Shenja.

Ndërkohë, duke folur për krizën institucionale, se sa gjatë do të munden institucionet ta përballojnë, Bexheti tha se kjo nuk do të ishte aspak problematike për shtetet e konsoliduara, por në Maqedoni, ka politikanë që kanë prodhuar institucione të dobëta, jo kredibile, duke filluar nga presidenti, i cili, sipas tij, është aktori kryesor i shkaktimit të kësaj krize./Telegrafi/