LAJMI I FUNDIT:

Gjoshi i PDK-së pëson aksident gjatë fushatës, kryhet me sukses ndërhyrja kirurgjike

Gjoshi i PDK-së pëson aksident gjatë fushatës, kryhet me sukses ndërhyrja kirurgjike

Sekretari për Organizim i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe njëherësh kandidat për deputet, Betim Gjoshi, ka pësuar një aksident gjatë fushatës elektorale.

Lidhur me këtë ngjarje, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se Gjoshi i është nënshtruar me sukses një ndërhyrjeje kirurgjike pas një lëndimi që ai e cilësoi si jo të lehtë.

“Fushata dhe dimri i kanë edhe këto sfidat e veta. Fatmirësisht, Betim Gjoshi e përballoi me sukses ndërhyrjen kirurgjike, edhe pse lëndimi nuk ishte i lehtë. Të kaluara sa më shpejt, Betim! Të presim shëndosh e mirë pranë qytetarëve, të cilët të mbështesin dhe të duan si përfaqësuesin e tyre në Kuvendin e Kosovës,” shkroi Krasniqi.


PDK mbetet optimiste për rikuperimin e shpejtë të kandidatit të saj dhe kthimin e tij në aktivitetet zgjedhore pranë qytetarëve që e mbështesin./Telegrafi/