Sulmuesi i vendësve, Labinot Osmani thotë që skuadra e tij e ka harruar humbjen ndaj Prishtinës dhe pret Hysin për t’iu kthyer fitoreve. “Jemi mobilizuar gjatë gjithë javës dhe e kemi ngritur moralin pas humbjes ndaj Prishtinës. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë ndaj një skuadre që kryeson, por besoj që me angazhimin e futbollistëve do t’ia dalim në fund”, tha ai.

Osmani nuk e harron të kaluarën me skuadrën nga Merdari, por nuk është i sigurt nëse nuk do të festojë. “Kam kaluar një periudhë shumë mirë te Hysi. Kjo skuadër tani ka formuar një ekip shumë të fortë, me futbollistë të rinj që luajnë së bashku qe një kohë të gjatë. Ata rastësisht nuk janë në krye të tabelës. Gjithsesi, nuk jam i sigurt nëse nuk do të festoj, sepse janë disa momente që nuk e dinë se si do të reagosh”, shtoi Osmani. Në këtë takim vushtrriasve pritet t’iu kthehet edhe kapiteni Bahri Kera, i cili mungoi ndaj Prishtinës për shkak të kartonëve. /Tribuna/Telegrafi/ 

telegrafi sport app