I besojnë pitbullit më të madh në botë, fëmijën e tyre të porsalindur (Foto)

Këta prindër i kanë besuar qenit të tyre, që është i racës pitbull më të madh në botë, foshnjën e tyre të porsalindur.
Marlon dhe Lisa Grennan, madje e lejojnë Hulkun e tyre, që peshon më tepër se 76 kilogramë që ta lëpijë vogëlushin Jackson, përcjell gsh.
Edhe pse fuqia e këtij qeni është aq e madhe sa mund ta shkulë krahun e një njeriu si të ishte një kruajtëse dhëmbësh, kjo nuk i ka penguar ata që ta prezantojnë me të voglin e tyre dhe madje edhe t’ia besojnë atë.
Të njëjtën gjë ata kanë bërë edhe me djalin e tyre më të madh, Jordan, i cili u rrit me Hulkun dhe një tjetër pit bull terrier në shtëpinë e tyre, në New Hampshire, SHBA.
Nga
Telegrafi
01/11/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate









































