LAJMI I FUNDIT:

Besimi – Tehada: Mbështetje për reformat në menaxhimin me financat publike

Besimi – Tehada: Mbështetje për reformat në menaxhimin me financat publike

Mbështetje për reformat për përforcimin e menaxhimit të financave publike përmes projekteve për përmirësimin në lidhje me menaxhimin e borxhit publik, si dhe sa i përket sferës së statistikave financiare u diskutuan në takimin e realizuar midis ministrit të Financave Fatmir Besimi dhe ambasadores së Zvicrës, Sibil Zuter Tehada.

Në këtë takim, informojnë nga MF, ministri i Financave e informoi ambasadoren me konceptin e SMART financave, në drejtim të përforcimit të planifikimit, si dhe monitorimit të zbatimit të masave të ndërmarra dhe impaktin e tyre në ekonomi dhe shoqëri. Ministri i prezantoi edhe reformat që bëhen në lidhje me buxhetin dhe zbatimin e tij, si dhe Sistemin e integruar të menaxhimit të financave – SIMF.


Në këtë takim u diskutua edhe për ndryshimin e Marrëveshjes për shmangien e tatimit të dyfishtë në lidhje me tatimin mbi të ardhurat dhe tatimin mbi kapitalin me Protokoll në përputhje me rregullat e OECD-së, në drejtim të përforcimit të dispozitave nga marrëveshja ekzistuese, trajtimit të drejtë tatimor dhe transparencës më të madhe tatimore .

Ministri dhe ambasadorja diskutuan edhe për bashkëpunimin e deritanishëm midis dy vendeve në aspektin ekonomik, si dhe përvojat në ballafaqimin e pasojave të shkaktuara nga pandemia e Covid-19. Ministri i Financave theksoi se pritshmëritë në lidhje me ekonominë tonë për këtë vit janë stabilizimi dhe rimëkëmbja. Masat antikrizë të ndërmarra dhe masat që duhet të ndërmerren në vijim do të kontribuojnë në lidhje me të dhe pritet që me dobësimin e krizës, besimi i investitorëve të rritet, si dhe përshpejtimi i aktivitetit ekonomik në tërësi.

Zvicra është partneri ynë për proceset reformuese në vend në sferën e transportit, mjedisit jetësor, zhvillimit ekonomik dhe menaxhimit demokratik përmes një numri të madh të projekteve që janë duke u realizuar dhe që do të realizohen në vazhdimësi. U theksua edhe gatishmëria për mbështetjen e projekteve të reja që do të kontribuojnë në përmirësimin e standardit dhe qeverisjes demokratike.

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
UP-ja pezullon nga puna profesorin Xhevat Krasniqi që dyshohet për ngacmim seksual

UP-ja pezullon nga puna profesorin Xhevat Krasniqi që dyshohet për ngacmim seksual

Lajme
Nënat e Srebrenicës falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Nënat e Srebrenicës falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Haradinaj kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti, pas publikimit të raportit nga DASH

Haradinaj kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti, pas publikimit të raportit nga DASH

Lajme
​Raporti i DASh-it, opozita e vlerëson shqetësues, pushteti mohon ndërhyrjet në sistem të drejtësisë

​Raporti i DASh-it, opozita e vlerëson shqetësues, pushteti mohon ndërhyrjet në sistem të drejtësisë

Lajme
Kalo në kategori