Besimi: Për ta reduktuar ekonominë joformale, ajo duhet të bëhet joprofitabile

Ekonomia gri e ngarkon shtetin me kosto në nivel vjetor po aq sa pjesët e autostradave të Korridorit 8 apo Korridorit 10-d, katër qendrat klinike apo rindërtimi i të gjitha ndërtesave shkollore në vend.
Nëse sektori formal në përgjithësi formalizohet, nuk do të ketë nevojë për huamarrje lidhur me financimin e buxhetit. Si rezultat i kësaj, Qeveria në mënyrë strategjike kahëzon zgjidhjen e problemeve përmes Strategjisë pesëvjeçare për formalizimin e ekonomisë joformale, të hartuar nga Ministria e Financave. Gjithashtu, parashihet forcimi i njëkohshëm i sistemit për luftën kundër ekonomisë gri, si dhe ngritja e moralit tatimor dhe ndërgjegjësimit të qytetarëve, thekson në kolumnën e fundit ministri i Financave, Fatmir Besimi.
“Ekonomia joformale është një nga pengesat strukturore më të mëdha për konvergjencën e vendeve në zhvillim me ekonomitë e zhvilluara. Kjo vlen edhe për konvergjencën e ekonomisë sonë me Bashkimin Evropian. Vlera e të hyrave tatimore me formalizimin e tërësishëm të sektorit joformal, pa asnjë ndryshim në politikën tatimore është e barabartë me shpenzimet kapitale në buxhetin e këtij viti. Gjegjësisht, edhe pse është e vështirë të vlerësohet, ekonomia joformale është rreth 30% të prodhimit të brendshëm bruto të vendit tonë. PBB-ja për vitin 2023 vlerësohet në 14.4 miliardë euro, me ç’rast vlera e ekonomisë joformale do të jetë rreth 4.32 miliardë euro. Sipas përllogaritjeve, kjo nënkupton 795 milionë euro mejete shtesë si fluks hyrës në nivel vjetor në bazë të të hyrave tatimore në buxhet”, theksoi Besimi dhe shtoi se përfshirja më e lartë e ekonomisë joformale është karakteristik për vendet në zhvillim, si dhe se mesatarisht në vendet afër mjedisit tonë ekonomia gri është rreth 30% të PBB-së.
Ministri i Financave thekson se për ta reduktuar ekonominë joformale ajo duhet të bëhet joprofitabile, respektivisht nëpërmjet rritjes së riskut nga ndikimi i sektorit joformal dhe nga ana tjetër nëpërmjet rritjes së benefiteve në sektorin formal.
“Strategjia bazohet në dy fusha kryesore – e para është sistemi dhe e dyta janë qytetarët. Qëllimi është krijimi i sistemit të fuqishëm që do të luftojë kundër ekonomisë gri, gjithashtu përforcimi i moralit tatimor te qytetarët dhe ndërgjegjësimi se me luftimin e ekonomisë gri, ata investojnë në të ardhmen e tyre dhe në një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre”, theksoi Besimi dhe nënvizoi se janë paraparë masa për krijimin e infrastrukturës institucionale për detektimin, monitorimin dhe dhënien e udhëzimeve për adresimin e aktiviteteve joformale, bashkëpunimin ndërinstitucional, sigurimin e të dhënave statistikore dhe treguesve për ekonominë joformale që do të shfrytëzohen rregullisht për monitorimin e ekonomisë gri, si dhe dixhitalizimin e proceseve.
Gjithashtu, punohet intensivisht për përmirësimin e kornizës rregullative, veçanërisht në fushën e marrëdhënieve të punës. Besimi shtoi gjithashtu se do të punohet intensivisht edhe në forcimin e ndërgjegjësimit mbi ekonominë gri, moralin tatimor dhe besimin nëpër institucione, ndërsa një pjesë e aktiviteteve do të zhvillohen përmes platformës aktuale vnesiboja.mk. “Gjithashtu po punohet për edukimin e publikut të gjerë përmes mjeteve të ndryshme për efektin shkatërrues të ekonomisë gri. Me qëllim të forcimit të besimit të qytetarëve dhe kompanive te institucionet, do të vazhdojë të përforcohet transparenca dhe llogaridhënia e institucioneve, si dhe parashikueshmëria në hartimin e zgjidhjeve ligjore, që ka rëndësi të veçantë për komunitetin e biznesit”, thekson Besimi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Deputeti gjerman: Serbia s’mund të kërkojë të drejta për serbët në Kosovë, e të shkelë ato të shqiptarëve në Preshevë

Rama shpërthen ndaj VV-së: Nuk janë parti, por sekt me “babën” në krye

Nga kush frikësoheshin ushtarët e UÇK-së gjatë stërvitjeve në Shqipëri? - Rrëfehet ministri në detyrë i Mbrojtjes Ejup Maqedonci

Tensionet në Theth, sipërmarrësi: Nuk e lëshoj tokën pa gjak - do ndërtoj sërish

Vazhdon aksioni në Theth, IKMT vijon edhe sot me prishjen e ndërtimeve pa leje në zonë

Krasniqi: Limaj do të takohet me Kurtin

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë