LAJMI I FUNDIT:

Besimi në mënyrë simbolike bleu një “fletobligacion të qytetarëve”: Të kontribuojmë në zhvillimin e vendit

Besimi në mënyrë simbolike bleu një “fletobligacion të qytetarëve”: Të kontribuojmë në zhvillimin e vendit

Ministri i Financave Fatmir Besimi është përfshirë në procesin e emetimit të obligacionit të qytetarëve me blerjen simbolike të një “fletobligacion të qytetarëve”. Ai këtë e ka bërë të ditur në profilin e tij në FB, duke thënë se me këtë investim po kontribuojmë në zhvillimin e vendit në projekte zhvillimore që financohen nga buxheti, dhe janë në interes të ekonomisë dhe mirëqenies së qytetarëve.

“Vendosa sot të blej një “fletobligacion të qytetarëve” simbolikisht për të demonstruar procesin e investimit dhe përfitimet për qytetarët dhe vendin:


1. Parashtrova kërkesë në bankë për të blerë letra me vlerë – “Fletobligacion i qytetarëve”,

2. Banka do të më njoftojë për rezultatin e ankandit që do të mbahet me 13 korrik 2023,

3. Pronësia e fletobligacionit të qytetarëve do të regjistrohet në Depozitarin e letrave me vlerë me 20 korrik 2023.

Ky investim prej 10,000 denarë pritet të sjellë rendiment dy vite me rradhe nga 500 denarë, me datë 20 korrik në vitin 2024 dhe të njëjtën datë në vitin 2025 kur edhe do të më kthehet vlera e investuar prej 10,000 denarë.

Me këtë investim njëherit do të kontribuoj simbolikisht në zhvillim e vendit për projekte zhvillimore që financohen nga buxheti i shtetit në interes të ekonomisë së vendit dhe mirëqenies së qytetarëve”, shkruan Besimi.

Fletobligacioni i qytetarëve, thekson ai, është investim edhe për gjeneratat e ardhshme ./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Kalo në kategori