Drejtuesit institucionalë të Kosovës, por edhe qytetarët e vendit, në përgjithësi kanë pasur besim të plotë ndaj institucioneve të Bashkimit Evropian, por besimi i tillë tashmë është zbehur mjaft, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve në Kosovë.
Sipas tyre, në vitet e fundit, raportet ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian janë cenuar për shkak se nuk ka pasur përparim kualitativ të vendit drejt BE-së, pavarësisht se kjo e fundit ka investuar mjaft në Kosovë dhe prania e saj në zhvillimin institucional ka qenë domethënëse.
Njohësja e zhvillimeve politike, Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës, shpjegon se një nga arsyet e humbjes së besimit të qytetarëve dhe liderëve institucionalë të Kosovës në Bashkimin Evropian apo mekanizmat e tij, ndërlidhet me çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e vendit.
Siç thotë ajo, Kosova kishte marrë premtime publike nga zyrtarët e lartë të BE-së që me ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi nga Kuvendi i Kosovës, liberalizimi i vizave do të jepej për qytetarët e vendit.
“Duhet të thuhet që ky raport është dëmtuar për shkak të mungesës së liberalizimit të vizave nga ana e Bashkimit Evropian për qytetarët e Kosovës, veçanërisht pas miratimit të Marrëveshjes për demarkacionin e kufirit (me Malin e Zi) në Kuvendin e Kosovës. Në anën tjetër, një faktor tjetër që ka ndikuar në dëmtimin e raporteve apo të perceptimit të qytetarëve në Bashkimin Evropian apo në vetë zonjën (shefen e diplomacisë së BE-së, Federica) Mogherini, është dialogu Kosovë-Serbi dhe veçanërisht deklaratat që janë lëshuar nga zonja Mogherini. Qytetarët në Kosovë, në përgjithësi i kanë parë si deklarata, deri diku, të njëanshme, ku i njëjti qëndrim nuk është reflektuar si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë”, theksoi Krasniqi.
Mendim të ngjashëm shpreh edhe analisti i çështjeve politike, Artan Muhaxhiri. Ai thotë se mosrespektimi i premtimeve që Bashkimi Evropian ia ka dhënë Kosovës për liberalizimin e vizave, përkundër plotësimit të numrit të madh të kritereve të parashtruara në krahasim me vendet tjera të rajonit, ka dëmtuar besimin e qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës ndaj BE-së. Për më shumë, sipas tij, dobitë për Kosovën, në procesin e dialogut me Serbinë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, kanë qenë shumë të vogla.
“Përkundrazi, Serbia është faktorizuar edhe në aspektin e nacionalizmit si dhe në aspektin e tentimit të zhbërjes së pavarësisë së Kosovës, me investimin e madh në zhbërjen e njohjeve. E gjithë kjo është bërë para syve të BE-së dhe me një miratim të heshtur të saj. Ka pasur edhe raste të tjera, siç është për shembull, rasti i trenit të famshëm religjioz-nacionalist, për të cilin, në fund, çuditërisht, u vlerësuar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, si një person i cili e ndali atë dhe e parandaloi të keqen”, tha Muhaxhiri.
Çështje e besimit ndaj Bashkimit Evropian e kanë potencuar edhe liderët institucionalë të Kosovës. Së fundmi, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media, ditën e martë, duke iu referuar një deklarate të eurodeputetes dhe raportueses për liberalizimin e vizave për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, se liberalizimi i vizave nuk mund të ndërlidhet me taksën që Kosova ka vënë ndaj mallrave të Serbisë, ka ngritur pikëpyetjen nëse mund t’u besohet zyrtarëve të BE-së.
“Tani, si t’ju besojmë evropianëve, që një herë na thanë ‘dialogun’, tash na thonë ‘taksën’. Ku ta dimë se çka na thonë më tutje. Është bërë pak zor t’iu besohet atyre se a është e vërtetë kjo që e thotë zonja (Fajon) në fjalë”, ka thënë Haradinaj.
Megjithatë, njohësit e zhvillimeve politike vlerësojnë se deklaratat e drejtuesve të institucioneve të Kosovës duhet të jenë shumë të matura, për shkak se rruga të cilën e ndjek vendi është drejt anëtarësimit në BE dhe në strukturat euroatlantike, si dhe nuk ka ndonjë alternativë tjetër.
Krasniqi, vlerëson që kërkesat e Kosovës duhet të jenë të qarta drejt Bashkimit Evropian, por duhet gjetur mënyra që marrëdhënia Kosovë-BE të fuqizohet.
“Një gjë mbetet, që duhet përmendur, që Bashkimi Evropian ka një status neutral ndaj shtetit të Kosovës dhe kjo në perceptimin e qytetarëve shihet pak me skepticizëm. Është më se e qartë dhe më se e nevojshme që pala e Kosovës t’i artikulojë qartazi kërkesat e saj që ka ndaj BE-së, por të marrë përsipër edhe përmbushjen e obligimeve, të cilat i ka marrë. Dëmtimi i raporteve na dëmton drejtpërdrejtë neve dhe ne duhet të shohim që të jemi më pragmatik në raportet që i ndërtojmë me BE-në, institucionet e saj dhe shtetet anëtare të BE-së”, u shpreh Krasniqi.
Ndërkaq, Muhaxhiri e sheh BE-në si alternativën e vetme për Kosovën dhe politikanët e vendit, sipas tij, duhet të jenë të matur për të mos i dëmtuar raportet me BE-në.
“Ata duhet ta ngritin zërin dhe të jenë dinjitoz në kërkesat e bazuara në raport me BE-në. Të gjitha kritikat e spektrit politik duhet të bëhen deri në atë masë, e cila nuk e dëmton raportin e Kosovës me BE-në, gjithsesi, duke i marrë edhe përgjegjësitë për dështimet e mëdha të vet politikanëve të Kosovës, në përmbushjen e kritereve të agjendës evropiane të vendit”, vlerësoi Muhaxhiri.
Reagime të liderëve dhe zyrtarëve tjerë të institucioneve të Kosovës që shfaqin mosbesim, por edhe kritika me fjalor të ashpër në adresë të BE-së, ka pasur që nga vitit 2017 e këndej, qoftë për çështjen e liberalizimit të vizave, qoftë për çështje që ndërlidhen me dialogun Kosovë-Serbi.
Në tetor të vitit 2017, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pati akuzuar Bashkimin Evropian se e ka izoluar Kosovën.
“Bashkimi Evropian e ka sjell në një pozicion të izolimit klasik Kosovën, në veçanti me çështjen e liberalizimit të vizave”, pati thënë presidenti Thaçi. Ai, asokohe, pati theksuar që për të mundësuar lëvizjen e lirshme të qytetarëve të Kosovës, kishte kërkuar nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, që qytetarëve të Kosovës t’u jepet nënshtetësia e Shqipërisë, në mënyrë që të marrin pasaportat e këtij shteti. /Rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje